Title : | Kongresi i Manastirit | Material Type: | printed text | Authors: | Shaban Demiraj, Author ; Kristaq Prifti, Author | Publisher: | Tiranë : Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 205 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-614-5-8 | General note: | Includes bibliographical references (p. 185-195)
Includes index (p. 197-205) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albanian language - Orthography Congresses (Albanian language) - Albanian language Orthographic Congress - Albanian language - Manastir
| Class number: | 809.1983 | Abstract: | Kongresi i njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe, i mbledhur në Manastir në vitin 1908, përbën një nga ngjarjet më të shënuara në historinë e kulturës dhe të kombit shqiptar në tërësi, një nga arritjet më të mëdha, krahas Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, në fushën e kulturës shqiptare në shekullin XX. Me vendimet e tij për zgjidhjen e çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe dhe për problemet me të mprehta politike të kohës, ai ushtroi një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e mëtejshëm të kulturës shqiptare dhe të lëvizjes kombëtare në pragun e Pavarë-sisë. Vendimet e Kongresit të Manastirit treguan gji-thashtu se shqiptarët, tanimë, ishin konsoliduar si një komb i bashkuar dhe se ushqenin një aspiratë të përbash-kët, të hynin në rrugën e përparimit ekonomik e kulturor dhe të zinin vendin që u takonte si popull evropian në familjen e madhe të kombeve të qytetëruara të Evropës. Kësaj ngjarjeje monumentale në historinë e kulturës shqiptare i kushtohet edhe ky libërth, i cili pa dritën e botimit për herë të parë në vitin 1968, me rastin e 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit, u botua përsëri më 1978, në 70-vjetorin e tij dhe në vitin 2004, në 95-vjetorin e këtij Kongresi. Botimi i sotëtn u ndërmor në kuadrin e 100-vjetorit të kësaj ngjarjeje. 95-vjetori dhe 100-vjetori i këtij Kongresi, si dhe nevoja e plotësimit dhe e ripunimit të këtij libërthi, pas 25 e 30 vjetësh të botimit të fundit, i nxitën autorët të ndërmarrin dy ribotime (në vitin 2004 dhe 2008), në të cilët janë pasqyruar edhe arritjet e shkencës shqiptare gjatë kësaj periudhe. | Contents note: | Një histori e shkurtër e shkrimit shqip, përpjekjet për një alfabet të përbashkët; Lëviyja politike-kulturore në shqipëri në pragun e kongresit të Manastirit; Mbledhja e kongresit të Manastirit (14-12 nëntor 1908); përpjekjet për përhapjen dhe mbrojtjen e shkrimit e të shkollës shqipe pas kongresit të manastirit (1908-1910) | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16327 |
|  |