Abstract: | E besueshme dhe e kompletuar, Enciklopedia Universale e llustruar është një vepër e plotë që ofron informacione bashkëko-hore të gjithanshme, të tipit enciklopedik, linguistik, kronologjik, historik, gjeografik, filozofik e letrar si dhe të fushave dhe degëve të tjera të artit, shkencës dhe teknikës. Me rreth 35 000 zëra dhe me mbi 4 000 ilustrime bardh e zi dhe me ngjyra, është një vepër bazë, ku përshkruhen në mënyrë të qartë dhe konçize: personalitete, shtete, popuj, terma, fakte, do-ktrina etj, duke filluar nga krijimi i njerëzimit dhe lashtësia e deri në kohët e sotme moderne. Për hartimin dhe përgatitjen e kësaj vepre madhore janë përdorur enciklopedi universale dhe fjalorë enciklopedikë prestigjiozë si: The MacMillan Encyclopedia, Petitte Larousse, Encyclopedia Britanica, Dizionario Enciclopedico Melzi, Enciclopedia Generale DeAgostini, Dictionaire Hachette, Encarta Ency-clopedia, si dhe lidhjet me internet. Ndonëse kjo enciklopedi është me të dhëna të përgjithshme dhe mbarëbotërore, si në tekstin dhe në ilustrimet e saj, zërat për Shqipërinë dhe për Kombin Shqiptar në tërësi, zënë një vend të rëndësishëm dhe, në ndonjë rast, atyre iu është dhënë edhe përparësi, siç është rasti i përshkrimit, në rreth 20 faqe me ngjyra, i një numri të madh monedhash ilire ose që lidhen me llirinë dhe që ende janë pak të njohura në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Enciklopedia Universale e llustruar është një libër tejet i dobishëm dhe i domosdoshëm, që s'duhet të mungojë në asnjë familje dhe në asnjë shkollë, universitet, institucion a studio pune. Ajo është e vlefshme për të rinjtë dhe të rriturit, për nxënësit dhe studentët, për mësuesit dhe pedagogët, për specialistët e fushave të ndryshme, si dhe për cilindo që kërkon të dijë më shumë dhe të rritë më tej nivelin e tij kulturor dhe shkencor. |