
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Publisher details
Publisher
located at Tetovë
Available items(s) from this publisher


Title : Ndikimi i medias në ndryshimin socio - ekonomik në Kosovë : studime të Doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Zenel Hajrizi, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 184 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_129107.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22054 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000072 D7702-000072 Hajziri, Z. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Problematika e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare : 2008-2021 / Dorajet Imeri
![]()
Title : Problematika e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare : 2008-2021 : studime të doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Dorajet Imeri, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2023 Pagination: 197 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: PARATHËNIA
Krijimi i shtetit të Kosovës paraqet një përpjekje të gjatë dhe të strukturuar që brenda saj ka përfshirë një numër rrethanash dhe aktorësh lokalë e ndërkombëtarë, duke qenë temë e trajtimit në institucionet më të rëndësishme globale, temë e vendimmarrjes për secilin lider politik të shteteve të fuqishme, të cilët u gjetën të shtrënguar nga situatat që prodhonin kriza me ndikim në raportet mes shteteve dhe rendit ndërkombëtar përgjithësisht.
Para 30 vitesh, Kosova në perspektiven e atyre që vendosnin në arenën ndërkombëtare, ishte një problem i vogël në Jugosllavi, e cila në rastin më të mirë duhej të trajtohej si rast i brendshëm i saj. Shpërthimi i konfliktit atë botë, ndonëse si diçka i pritshëm, gjeti shtetet e fuqishme botërore para sfidave të reja se si të dilnin nga situata e krijuar, pasojat e të cilës mund të ishin të pallogaritshme në rast të mos gjetjes së zgjidhjes së duhur politike. Jugosllavia kishte qëndruar për vite me radhë e plasaritur nga qarjet që ishin produkt i rrethanave historike paraprake që kishin krijuar dallimet strukturore, etnike, politike e kulturore. E dominuar qartësisht nga serbët, por e mbuluar me mjeshtri me politikën gjithëpërfshirëse që qëndronin të palëkundura shkaku i faktorëve të jashtëm, u gjet para rrënimit ditën kur në Fushë Kosovë, lideri i ri serb, Slobodan Miloshevic, po bënte hapat kryesor drejtë marrjes së pushtetit federal. Ai arriti pa shumë mund t’i bindte elitën politike serbe se duhen ndryshime politike për të rikthyer atë që serbët e kishin humbur dikur, dominimin. Kjo ishte përligjje e një plani të tmerrshëm politik që synimin real e kishte zgjerimin territorial të Serbisë, që do të vinte si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha të jashtme, por edhe të brendshme, këto të fundit do të ishin të kontrollueshme, prandaj fillimi i tyre nisi me ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese do të ‘’riparonin lëshimet politike’’ që kishin ndodhur paraprakisht, por këto veprime do të prodhonin dy efekte, e para se do të vendoste nën kontroll, gjithë Jugosllavinë, e në veçanti Kosovën e Vojvodinën, duke i rrënuar çdo element konstituiv që kishin fituar në vitin e largët 1974 dhe e dyta, sigurisht shumë e pritshme, ngritja e revoltës nga sllovenët, kroatët, shqiptarët e boshnjakët, për shtetet e tyre, më e pritshmja ishte Kosova. E gjetur para një situate të jashtëzakonshme politike, kur serbizimi i saj kishte marrë hov, Kosova u orvat për të reaguar politikisht, fillimisht me ndryshime kushtetuese që reflektonin ri pozicionimin politik të Kosovës e deri te krijimi i shtetit të Kosovës, të deklaruar me referendum, shtet i cili nuk u njoh nga askush, pos Shqipërisë e cila gjendej edhe vet në situatë kzistencialiste, pasi sapo kishte dalë nga diktatura. Pa përkrahje, e izoluar dhe e vetme, Kosova kishte mundësi të zgjidhte dy rrugë, luftën ose nënshtrimin. Elita politike e kohës, kishte gjetur rrugën e mesme, jo tipike për kontestin ballkanik, rrugën e sistemit paralel të funksionimit, që mund të thuhet se kishte shumë efekte pozitive për kohen, duke krijuar mendësinë e reagimit kolektiv, punës vullnetare e përgatitjes për hapat e ardhshëm, që thënë të drejtën me zgjatjen e kësaj faze u bënë përherë e më të pakët. Në Kosovë, meqë nuk ka luftë, nuk ka krime, kjo ishte pikëpamja e të huajve që humbën rastin të ndalnin atë që kishte ndodhur para syve të tyre, pak kohë më parë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Dejtoni ishte si mundësi u humb për Kosovën që statusi i saj politik të zgjidhej paqësisht. Krimet nuk ishin të munguara, por ato u intensifikuan deri sa me 28 nëntor 1997, shtyri daljen publike të UÇK-së, si formacion ushtarak që qëllim kishte çlirimin e Kosovës. Krimet serbe të intensifikuara kishin paraqitur në mënyrë të vazhdueshme shqetësime për bashkësinë ndërkombëtare e cila kishte nisur të shihte se duhej reagim i strukturuar i saj, si në Rambuje e Paris (1999), për t’i dhënë fund asaj që po ndodhte në Kosovë. Serbia që atëherë e deri 25 vite pas, ka mbajtur qëndrimin e njëjtë, nuk ka rënë dakord asnjëherë me Kosovën sa i takon çështjeve politike. Vitet pasuese u dinamizuan në përpjekje e proces, Kosova ishte vendosur nën administrimin ndërkombëtar, pasi paraprakisht ishte nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës, që e detyronte Serbinë të larohej nga Kosova, ndërsa përmes UNMIK-ut dhe KFOR-it, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, po jetësonte Rezolutën 1244. Pa strategji dalëse, kjo rezolute nuk parashihte se si të zgjidhej statusi politik i Kosovës, sido që të jetë, parashihte krijimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas dolën të jenë vendimtare për plotësimin e standardeve, për miratimin e ligjeve që dilnin nga procesi politik i negociatave, por edhe për të përmirësuar sado pak pasojat e lëna nga Trazirat e Marsit 2004, të cilat determinuan procesin politik vijues. Krijimi i shtetit të Kosovës mbledh jo vetëm këto ngjarje, bashkon e ballafaqon secilën fuqi botërore, të cilat ishin përfshirë në procesin politik të krijimit të saj, por edhe të njohjes. Shteti i ri i deklaruar kishte nevojë për përkrahësit e vjetër, tash për të siguruar njohje, që dëshmon se i gjithë procesi pa dallim kohe, ishte një fërkim i madh forcash gjeopolitike e strukturore në botë. Pos kësaj, Kosova duke e pasur të vështirë rrugën e njohjes ka provuar që përmes diplomacisë multilaterale të pozicionohet favorizueshëm në arenën ndërkombëtare, sfidë ka mbetur anëtarësimi në organizata, pasi shumë nga to kërkojnë që anëtarët e rinj si Kosova të jenë pjesë e OKB-se, e kjo del te jete sfida kryesore e vendit. Mundësi e pengesë në të njëjtën kohë janë Bisedimet e Brukselit, për të cilën flitet më gjerësisht në pjesën tematike të punimit. Ky punim ka këtë synim, të shoh argumentin(et) politik(e) të Kosovës në procesin e saj të njohjes, të elaborojë, krahasojë e vlerësojë faktorët, rrethanat, aktorët, sfidat e mundësitë që ka pasur entiteti politik i deklaruar shtet, në procesin e tij të konsolidimit. Ky punim zhvillohet në një trajektore paralele me procesin, prandaj pozitive mbetet fakti se objekti i trajtimit është fare i qartë, i bashkë gjetur me gjithë procesin e analizimit të tij. Kjo paraqet edhe sfidë në të njëjtën kohë, pasi shumë nga aktorët dhe proceset, sa kohë janë në fuqi e bërje e bëjnë të vështirë realizimin e hulumtimit. Punimi i dedikohet Nanës, Bacit, dhe Pranverës, të cilët më qëndruar afër për të gjitha, për të qenë ata shtytësit e mi kryesorë drejt sukseseve, por padyshim edhe arsyeja e arritjes së tyre, por ky punim është edhe falënderim për vëllain dhe motrat për përkrahjen e tyre të pakursyer, si dhe gjithë familjen time. Punimi është një kontribut modest për Kosovën, dhe si i tillë do të plotësohet e përpunohet. Falënderoj përzemërsisht mentorin tim, Prof. Dr. Abdullah Azizi, për udhëheqjen e tij shkencore dhe mentorimit, sikundër falënderoj komisionin profesional për mbështetjen e tyre shkencore dhe profesionale.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_128358.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22086 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000071 D7702-000071 Imeri, D. 2023 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan
Title : Barazia gjinore : mes reales dhe formales në Republikën e Maqedonisë së Veriut : studime të doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Elita Ismaili, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 59 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Punimi trajton një problematikë gjithëpërfshirëse gjinore në komunat rurale dhe urbane të Maqedonisë Perëndimore. Kjo si rrezultat i faktit se te drejtat po garantohen vetem permes ligjeve, por jo edhe ne praktike dhe vleresoj se haset nje hendek i madh ne aplikimin e te drejtave te barazise gjinore ne te gjitha sferat e jetes shoqeerore por edhe institucionale. Kështu, ndërsa deri më tani, këtij problemi nuk i kushtohet vëmendje e duhur në qarqet shkencore, konsiderohet e nevojshme për të shpjeguar dhe analizuar aspektin teorik por edhe praktiken e barazise ne komunat e Pollogut ne Maqedonine e Veriut. Ne kete punim theks te vecante i kushtohet edhe Intervistes me Kryetaret e te gjitha komunave te rrafshit te Pollogut. Shpresoj që në të ardhmen kjo punë do të nxisë kërkimin dhe aktivitete të tjera që lidhen me politikën e barazisë gjinore dhe ndermarjen e aktiviteteve plotesuese per permiresimin e rezultateve deri ne zbatimin e plote te standardeve ne praktike.
Abstract
The paper addresses a comprehensive gender issue in rural and urban municipalities of Western Macedonia. This is a result of the fact that rights are being guaranteed only through laws, but not in practice, and I estimate that there is a large gap in the application of gender equality rights in all spheres of social and institutional life. Thus, while so far, this problem is not given due attention in scientific circles, it is considered necessary to explain and analyze the theoretical aspect but also the practice of equality in the municipalities of Polog in Northern Macedonia. In this paper, special emphasis is given to the Interview with the Mayors of all municipalities in the Polog plain. I hope that in the future this work will promote research and other activities related to gender equality policy and undertaking complementary activities to improve results until the full implementation of standards in practice.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_123352.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22087 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000525 M8702-000525 Ismaili, E. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Transparenca në organet e sigurisë dhe rendit, perceptimi i qytetarëve për policinë në rajonin planor të Pollogut / Bardhyl Ademi
![]()
Title : Transparenca në organet e sigurisë dhe rendit, perceptimi i qytetarëve për policinë në rajonin planor të Pollogut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Bardhyl Ademi, Dissertant ; Memet Memeti, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 66 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Lënda e hulumtimit
Besimi i qytetarit tek policia është e një rëndësie të veçantë, për shkak se policia ka të drejtën e përdorimit të "monopolit të dhunës". Policia në çdo shoqëri është "pasqyra" e shtetit dhe është thelbësore që të legjitimohet me besimin e qytetarëve në këtë institucion. Duke qenë se policia shpesh funksion në fshehtësi dhe disi është më pak transparente për dallim nga institucionet tjera në sektorin publik, besimi i qytetarëve është i një rëndësie edhe më të madhe. Për më tej, funksioni dhe suksesi i policisë në masë të madhe varet nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe është e vështirë të vendoset ai lloj ndërveprimi, komunikimi dhe mbështetje nëse ekziston një nivel i caktuar mosbesimi i plotë. Relacionet në mes qytetarëve dhe policisë historikisht kanë qenë problematike dhe jo të qëndrueshme apo jo stabile si rezultat i trashëgimisë së ish regjimit jugosllav dhe perceptimit negativ të komuniteteve jo shumicë për rolin e policisë. Eksitojnë hulumtime parapake që dëshmojnë për përdorim arbitrar i dhunës dhe brutalitetit ndaj qytetareve të komuniteteve jo shumicë në masë të madhe ka ndikuar për një perceptim të tillë. Madje, në opinon del në pah edhe mendimi se kuadër të majorizimit etnik në sistemin paraprak por edhe në vitet e para pluralizmit demokratik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aparati policor është përdorur si instrument kyç për ruajtjen e status quo. Në këtë kontekst, pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut policia shpesh është perceptuar si dorë e zgjatur fillimisht i një komuniteti etnik apo elitave të një komuniteti. Sistemi policor është konstrukt kompleks në kuptimin e fjalës meqenëse ngërthen kornizën juridike, politikat publike por edhe teknikat që shumë shpesh janë objekt ndryshimi dhe modernizimi dhe aparati policor është i obliguar t’ju adaptohet këtyre ndryshimeve. Në dekadat e fundit në nivel global sistemet e sigurisë janë përqendruar në efektivitetin dhe modernizimin në njërën dhe llogaridhënien dhe transparencën në anën tjetër. Shume shpesh qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për reformat dhe ndryshimet në qasje në polici për shkak të mungesës së transparencës dhe komunikimit jo adekuat. Studimet krahasuese sjellin në pah se përkundrejt faktit që qytetarët kanë frikë nga krimi ato shprehin një doze të dyshimit edhe ndaj policisë Pino (2009). Për më tej hulumtimet sjellin në pah se qytetarët kanë këtë dozë dyshimi si rezultat i rasteve mediatike të korrupsionit në polici, keqpërdorimin e monopolit të dhunës dhe sundimit të ligjit. Realizimi i këtij hulumtimi është i rëndësishëm pasi qe kjo tematike është pak e studiuar deri me tani, e me gjetjet që do të dalin në pah do të kuptohet perceptimi i qytetarëve mbi policinë dhe dë ti identifikohen fushat e intervenimit respektivisht reformimit për të përmirësuar besimin qytetar polici.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_129635.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22094 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000526 M8702-000526 Ademi, B. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan