
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Publisher details
Publisher
located at Tetovë
Available items(s) from this publisher


Title : Ndikimi i organizatave joqeveritare në zvogëlimin e punës së fëmijëve : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Pajtesa Hajrullahu, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 60 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKTI
Puna e fëmijëve është fenomen jo i mirë me të cilin po përballen të gjitha vendet e globit, në veçanti ato të pazhvilluara dhe në zhvillim. Për shkak të strukturës dhe bazës së dobët ekonomike, problemeve sociale, sistemit të pazhvilluar juridik, sistemit jo të avancuar të edukimit, vendet e pazhvilluara dhe në zhvillim ende nuk po arrijnë të zvogëlojnë dhe të eleminojnë në tërësi punën e fëmijëve. Madje në shumë vende të pazhvilluara, përveç që fëmijët fillojnë të punojnë në moshë shumë te re, ata keqpërdoren nga shumë organizata e grupe kriminale. Këto grupe kriminale i trafikojnë, i detyrojnë të kërkojnë lëmoshe madje edhe i torturojnë fëmijët e moshës delikate, për të realizuar dhe arritur objektivat e tyre kriminale e djallëzore. Institucionet shtetërore të këtyre vendeve siç janë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Enti social përmes zyrtarëve të tyre mundohen që këta fëmijë t’i largojnë nga puna ngase mosha dhe zhvillimi psiko-social nuk ua lejon të punësohen qoftë me dëshirë qoftë me padëshirë. Përveç këtyre institucioneve, edhe organizatat joqeveritare zhvillojnë aktivitetet të ndryshme për të ndikuar në uljen e punës së fëmijëve. Shumë organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja të cilat veprojnë në regjionin e Ballkanit Perendimor vazhdimisht zhvillojnë veprimtari interaktive dhe sensibilizuese që ndikojnë në uljen e numrit të fëmijëve punonjës. Në këtë punim të nivelit master, do të analizohet ndikimi i OJQ-ve në zvogëlimin e punës së fëmijëve. OJQ-të kanë rol të rëndësishëm në vetëdijësimin e fëmijëve dhe të miturëve për të mos punuar dhe për të vijuar shkollimin dhe procesin e socializimit e emancipimit të tyre shoqëror. Kështuqë përmes evidencave empirike dhe literaturës teorike do të elaborohet kjo temë duke ofruar përfundime dhe rekomandime se çka duhet të bëhet nga OJQ-të për të zvogëluar punën e fëmijëve në shoqëritë e vendeve të pazhvilluara dhe atyre në zhvillim.
ABSTRACT
Child labor is a bad phenomenon facing all the countries of the globe, especially the underdeveloped ones. Due to the weak economic structure and base, social problems, underdeveloped legal system, underdeveloped education system, underdeveloped and developing countries are still failing to reduce and eliminate child labor altogether. Even in many underdeveloped countries, in addition to children starting to work at a very young age, they are abused by many criminal organizations and groups. These criminal groups traffic them, force them to ask for alms and even torture children of delicate age, in order to achieve and achieve their criminal and diabolical goals. The state institutions of these countries, such as the Ministry of Labor and Social Welfare, the Social Entity through their officials, try to fire these children because their age and psycho-social development do not allow them to be employed, either willingly or unwillingly. In addition to these institutions, non-governmental organizations also carry out various activities to influence the reduction of child labor. Many local and foreign non-governmental organizations operating in the Western Balkans region are constantly developing interactive and awareness-raising activities that reduce the number of working children. In this master thesis, the impact of NGOs on reducing child labor will be analyzed. NGOs have an important role in raising the awareness of children and juveniles not to work and to continue their education and the process of socialization and social emancipation. Thus, through empirical evidence and theoretical literature, this topic will be elaborated by providing conclusions and recommendations on what should be done by NGOs to reduce child labor in the societies of underdeveloped and developing countries.
Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_117270.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21798 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000494 M7702-000494 Hajrullahu, P. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Mbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Politikat, të drejtat dhe shërbimet / Gjilsime Rexhepi
![]()
Title : Mbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut - Politikat, të drejtat dhe shërbimet : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Gjilsime Rexhepi, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 101 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Nga një shoqëri më organizuese, productive, dhe të drejtë të gjithë përfitojmë, duke pasur mundësinë që shteti të investoj në mbrojtjen sociale të qytetarëve. Qëllimi i hulumtimit është për të parë se çfarë në të vërtet ofron shteti ynë për kategoritë e shumë njerëzve që janë në nevojë. Ku brenda punimit janë përshkruar disa nga reformat që janë bërë nga viti 2009 e deri më sod në fushën e mbrojtjes sociale, kështu duke bërë një përshkrim të projekt - programeve me rëndësi të veçantë në këtë sistem. Gjithashtu janë përshkruar edhe të drejtat dhe shërbimet që ofrohen nga reforma e Ligjit për mbrojtje sociale e po këtij viti e të cilët realizohen nëpër Qendrat për punë sociale. Nga fakti se tani po ndodhemi edhe në një krizë ekonomike dhe sociale, megjithatë vendi ynë për personat në nevojë, ka paraparë një tërësi të politikave sociale duke ofruar ndihma të ndryshme materiale dhe duke iu siguruar shërbime adekuate sociale qytetarëve në nevojë. Pastaj në punim kam hulumtuar edhe për vetë institucionet të cilët ofrojnë shërbimet sociale, sa janë në numër, në cilin vend ndodhen dhe çfarë shërbimesh kanë mundësinë të ofrojnë dhe a janë adekuate për ato kategori për të cilët i ofrojnë dhe shumë e shumë vlerësime, kritika dhe rekomandime. Gjithashtu është përshkruar edhe një pjesë e mirë e Ligjit për mbrojtje sociale të R.M së Veriut, duke dhënë vlerësimin tim por edhe duke mar si shembull edhe vlerësimet dhe rekomandimet nga udhëheqës të ndryshëm të institucioneve sociale të vendit. Gjithnjë e më shumë sa vjen e shtohen të mirat dhe dobitë në drejtim të këtij sistemi, e ardhur më e përsosur, e përmbushur me shumë politika, shërbime dhe të drejta që synojnë mbrojtjen, plotësimin dhe përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe në kë mënyrë duke mundësuar jetë sa më të lehtë dhe më të lirë për vetë shoqërinë e këtij vendi.
Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_111435.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21846 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000481 M7702-000481 Rexhepi, Gj. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan
Title : Njohja dhe respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipërinë postkomuniste : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Pajtesa Bisha, Dissertant ; Zemri Elezi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 93 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Lënda e Hulumtimit
Njerëzimi është krejt i lirë të zgjedhë vlerat dhe mënyrat e jetesës. Njerëzit janë absolutisht të lirë të zgjedhin, ata duhet të zgjedhin sepse secili duhet të zgjedhë një mënyrë për të jetuar jetën e tij. Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë që e kanë këtë liri, duke jetuar me mendimin se u mungon filozofia e veprimit mbi të drejtën e mëvetësisë së jetës së tyre. Sipas Aristotelit, “..inteligjenca është shkalla përcaktuese e lirisë së individit. Njeriu inteligjent kërkon liri dhe jo kënaqësi”. (Aristoteli, 2001:9). Çfarë kuptojmë me drejtësi dhe padrejtësi? Njeriu është i prirur në ekzistencën e tij të futet në marrëdhënie me botën që e rrethon dhe më pas, të orientojë dhe përkufizojë vetëveten në raport me të. Kudo në botë liria dhe të drejtat kanë një çmim, përballë zhgënjimeve që pëson individi në raportet e përcaktimit, njohjes, respektimit dhe dhunimit të tyre që çojnë në diskriminim etnik, racor, etno-kulturor, duke ngritur barriera të larta kundër vlerave të jetës në liri. Përvoja botërore ka treguar se zhdukja e pabarazisë dhe e mungesave ekonomike, është parakushti dhe paradigma bazë e zhdukjes së konfliktit midis njeriut, të drejtës, ligjit, shtetit dhe dhunës psikofizike. Tema studimore bazohet në studimin dhe hulumtimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të Njeriut, të evidencuara në jetën e përditëshme mbi shtresat e ndryshme sociale, të rasteve dhe fenomeneve që shkaktojnë lëkundje të raporteve mes sistemit të drejtësisë dhe të drejtave njerëzore. Ato meritojnë më shumë vëzhgimin, ndërhyrjen dhe denoncimin e organizmave ndërkombëtare dhe Organizatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre juridike dhe institucionale të përfaqësimit në Republikën e Shqipërisë.
Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_128427.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21848 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000483 M7702-000483 Bisha, P. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Roli i Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut / Driola Susuri
![]()
Title : Roli i Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut : studime të doktoraturës - cikli i tretë Material Type: printed text Authors: Driola Susuri, Dissertant ; Zemri Elezi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 202 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: ABSTRAKTI
Shteti i së drejtës, si një nga parimet e rëndësishme të drejtësisë kushtetuese, është bërë gurthemeli i sistemeve juridike në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, andaj mbrojtja e këtij parimi është institucionalizuar. Shtetet demokratike dhe ato në tranzicion në mënyrë eksplicite janë të detyruar ta sanksionojnë edhe Gjykatën Kushtetuse si organ të posaçëm për interpretimin dhe mbrojtjen e kushtetutës. Askush nuk mund ta mbrojë më denjësisht rendin kushtetues të një shteti se Gjykata Kushtetuese, e cila duke e mbrojtur atë krijon vlera aksiologjike për zbatimin e shtetit e së drejtës. Rëndësia e këtij punimi qëndron në faktin se Gjykata Kushtetuese manifestohet në jetën juridike përmes kontrollit kushtetues duke dhënë kontribut tek rritja përgjegjësisë së institucioneve drejt përmbushjes dhe respektimit të elementeve të shtetit të së drejtës. Qëllimi primar i hulumtimit është që të qartësoj kuptimin e shtetit të së drejtës dhe elementet përbërëse që qëndrojnë në themel të tij përmes analizës të dispozitave normative si dhe përmes interpretimeve të dispozitave kushtetuese të cilat e sqarojnë rolin e Gjykatës Kushtetuse si një nga organet themelore që garanton shtetin e së drejtës dhe njëherit të evidentohen edhe interpretimet që ky organ i ka bërë elementeve të shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës në vështrim krahasues me atë të shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore. Realizimi i këtij punimi studiues mbështetet në metodologjinë e kombinuar, respektivisht si metoda kryesore janë aplikuar metoda kualitative, kuantitative dhe ajo krahasuese. Meqenëse ndërtimi i shtetit të së drejtës varet nga kontributi i institucioneve shtetërore dhe nga ai i qytetarëve, atëherë grumbullimi i të dhënave primare është realizuar përmes anketës me qytetarë në Republikën e Kosovës dhe intervistave gjysmë të strukturuara me ekspertë vendor e ndërkombëtare të drejtësisë kushtetuese. Rezultatet kërkimore kanë hedhur në pah rolin dominant dhe kontributin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës dhe elementeve të tij. Përfundimet e këtij disertacioni synojnë zgjerimin e njohurive sa i përket shtetit të së drejtës e ndikimit të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe në nxjerrjen e mësimeve pozitive nga Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut për shtetin e ri të Republikës së Kosovës, njëherit duke kontribuar në këtë formë edhe në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke ndihmuar kështu në përmirësimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Fjalët kyçe: Shtet i së drejtës, Gjykata Kushtetuese, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
ABSTRACT
The rule of law, as one of the important principles of constitutional justice, has become the cornerstone of legal systems in the Republic of Kosovo, Albania, and North Macedonia, therefore the protection of this principle is institutionalized. Democratic and transitional countries are explicitly obliged to also sanction the Constitutional Court as an institution, as a special body for the interpretation and protection of the constitution. No one can defend the constitutional order of a country more earnestly than the Constitutional Court, which by protecting it creates axiological values for the implementation of the rule of law. The importance of this paper lies in the fact that the Constitutional Court is manifested in legal life through constitutional control, contributing to increasing the responsibility of institutions towards fulfilling and respecting the elements of the rule of law. The primary purpose of the research is to clarify the meaning of the rule of law and its fundamental constituent elements through the analysis of normative provisions as well as through interpretations of constitutional provisions that clarify the role of the Constitutional Court as one of the fundamental authorities guaranteeing the rule of law and at the same time to indicate the interpretations that this authority has made of the elements of the rule of law in the Republic of Kosovo in a comparative view with that of the rule of law in the Republic of Albania and North Macedonia, showing the power of the Constitutional Court in this aspect. The realization of this research work is based on the combined methodology, respectively the qualitative, quantitative, and comparative methods have been applied. Since the building of the rule of law depends on the contribution of state institutions and of citizens, then the collection of primary data was carried out by a questionnaire with the citizens of the Republic of Kosovo and semi-structured interviews with local and international constitutional justice experts. The research results have highlighted the dominant role and contribution of the Constitutional Court in the Republic of Kosovo in strengthening the rule of law and its elements. The conclusions of this dissertation aim to expand the knowledge regarding the rule of law and the influence of the jurisprudence of the Constitutional Court in consolidating and strengthening the rule of law and in drawing positive lessons from the Republic of Albania and North Macedonia for the new country of the Republic of Kosovo, and at the same time contributing in this form to the implementation of the decisions of the Constitutional Court, thus helping to improve and advance and strengthen the rule of law. Keywords: Rule of Law, Constitutional Court, Kosovo, Albania, North Macedonia.
АПСТРАКТ
Владеењето на правото како еден од важните принципи на уставната право, стана камен-темелник на правните системи во Република Косово, Албанија и Северна Македонија, затоа заштитата на овој принцип е институционализирана. Демократските држави и оние во транзиција експлицитно се должни да го санкционираат и Уставниот суд како посебно тело за толкување и заштита на уставот. Никој не може подостојно да го брани уставниот поредок на една држава од Уставниот суд, кој со негова заштита создава аксиолошки вредности за спроведување на правната држава. Важноста на овој труд лежи во фактот што Уставниот Суд се манифестира во правниот живот преку уставна контрола, придонесувајќи за зголемување на одговорноста на институциите кон исполнување и почитување на елементите на владеењето на правото. Примарната цел на истражувањето е да се разјасни значењето на владеењето на правото и конститутивните елементи кои лежат во негова основа преку анализа на нормативните одредби, како и преку толкувања на уставните одредби кои ја појаснуваат улогата на Уставниот Суд како еден од основните органи. гарантирајќи го владеењето на правото и во исто време да ги истакне толкувањата што ова тело ги направи за елементите на владеењето на правото во Република Косово во компаративен поглед со оној на владеењето на правото во Република Албанија и Северна Македонија. Реализацијата на оваа истражувачка работа се заснова на комбинирана методологија, соодветно како главни методи се применети квалитативни, квантитативни и компаративни методи. Бидејќи градењето на владеењето на правото зависи од придонесот на државните институции и граѓаните, тогаш прибирањето на примарните податоци беше спроведено преку анкета на граѓаните во Република Косово и полуструктурирани интервјуа со локални и меѓународни експерти за уставна правда. Резултатите од истражувањето ја истакнаа доминантната улога и придонесот на Уставниот Суд во Република Косово во зајакнувањето на владеењето на правото и неговите елементи. Заклучоците од оваа дисертација имаат за цел да ги прошират знаењата за владеењето на правото и влијанието на судската пракса на Уставниот суд во консолидирањето и зајакнувањето на владеењето на правото и во извлекувањето позитивни лекции од Република Албанија и Северна Македонија за новата држава. на Република Косово, истовремено придонесувајќи во оваа форма во спроведувањето на одлуките на Уставниот суд, помагајќи на тој начин за подобрување и зајакнување на владеењето на правото. Клучни зборови: Владеење на правото, Уставен суд, Косово, Албанија, Северна Македонија.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_128370.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21857 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status D7702-000066 D7702-000066 Susuri, D. 2022 General Collection Thesis Repository Doctoral Not for loan Funksioni i trupave menaxhuese në shkollat publike : analizë krahasuese të shkollave publike në Komunën e Bogovinës / Taxhedin Beqiri
![]()
Title : Funksioni i trupave menaxhuese në shkollat publike : analizë krahasuese të shkollave publike në Komunën e Bogovinës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Taxhedin Beqiri, Dissertant ; Memet Memeti, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL Publication Date: 2022 Pagination: 77 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakti
Menaxhimi i arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut po vijon gradualisht të reformohet çdoherë për të mirë. Meqë kemi vënë re reformimin gradual progresiv të tij, në këtë punim do të analizojmë shumë aspekte të ndryshme që lidhen ngushtë me procesin reformues dhe të cilat do t’i japin një pamje të përgjithshme dukurive të lidhura me kuadrin arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në disa shkolla të komunës së Bogovinës. Pra, do të realizojmë një përpjekje për ta bërë identifikimin, vlerësimin dhe vërtetimin e nevojës së menaxhimit të arsimit dhe funksionimit. Duhet të kemi parasysh se sistemi arsimor është në zhvillim, , dhe ky punim synon të ndërtojë një model optimal për drejtuesit dhe arsimtarët e shkollave, të cilat janë subjekt i hulumtimi në këtë punim. Do të thotë se punimi ka karakter teorik-deskriptiv dhe epirik, ngase analizon zhvillimet e deritanishme të menaxhimit, prezanton dhe sugjeron mundësitë për formimin e një drejtuesi të suksesshëm dhe të përgatitur profesionalisht mirë, i cili pas rekomandimeve, orienton për rrugët që duhet të ndiqen me përpikmëri, për politikat që duhet të hartohen dhe instrumentet që duhet të përdoren për t’i formësuar menaxherin dhe drejtuesin e ardhshëm të institucioneve arsimore.Rezultatet nga ky hulumtim sugjerojnë përmirësime serioze në veprimin e drejtuesve të shkollave fillore, duke ngritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre përmes trajnimeve specifike menaxhuese. Ky punim hap rrugët edhe për studiuesit tjerë që të vazhdojnë edhe me hulumtime më të thelluara rreth temës në fjalë. Fjalët kyçe: Shkollë, drejtor, komunë, Bogovinë.
Abstract
The management of the Republic of Northern Macedonia is continuing its education to achieve always reform well. Since we have made its gradual progressive reform, in this paper we will analyze many different aspects related to the reform which will give an overview of the phenomena related to the educational framework in the Republic of Northern Macedonia, expecialy in the field in some schools in the municipality of Bogovinje. So, an action will be taken to identify, analyze and verify the need for education management and functioning. We must keep in mind that the education system is evolving, and this paper aims to build an optimal model for school leaders and teachers, which are the subject of study in this diploma paper. It means that the diploma paper has a theoretical-descriptive and epirical character, because in the current developments of management, before the analysis and suggests the possibilities for the formation of a senior manager and good professionalism, which after the recommendation, orients the paths that should followed. accurately, for the policies to be drafted and the instruments to have or to shape the future manager and director of educational health. through management training. This diploma paper opens the way for other students who are also with the deepest thought about the topics in question. Keywords: School, principal, municipality, Bogovinje.
Апстракт
Управувањето со образованието во Република Северна Македонија постепено се реформира на подобро. Како што ја забележавме нејзината постепена прогресивна реформа, во овој труд ќе анализираме многу различни аспекти кои се тесно поврзани со реформскиот процес и кои ќе дадат преглед на појавите поврзани со образовната рамка во Република Северна Македонија, особено во некои училишта во општина Боговиње. Значи, ќе се потрудиме да ја идентификуваме, да ја процениме и да ја потврдиме потребата за управување и функционирање на образованието. Мора да имаме предвид дека образовниот систем е во фаза на развивање, а овој труд има за цел да изгради оптимален модел за училишните директори и наставниците, кои се предмет на истражување во овој труд. Тоа значи дека трудот има теоретско-описен и епирски карактер, бидејќи ги анализира актуелните случувања на менаџирањето, ги презентира и сугерира можностите за формирање на успешен и професионално подготвен менаџер, кој по препораките, се ориентира за патиштата кои треба да бидат точно проследени, политиките кои треба да се следат и инструментите кои треба да се употребат за да се формира менаџментот и водењето на иднината на едукативните институции. Овој труд го отвора патот за другите истражувачи да продолжат со подлабинско истражување на темата за која станува збор. Клучни зборови: Училиште, директор, општина, Боговиње.
Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_129632.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21858 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M7702-000486 M7702-000486 Beqiri, T. 2022 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Preferencat socio-ekonomike të punonjësve të administratës publike në Republikën e Shqipërisë / Romeo Terolli
![]()
PermalinkMarrveshja e dejtonit : sfidat dhe zgjidhja e mundshme e problemeve nderetnike ne Bosnje e Hercegovine / Adela Murati
![]()
PermalinkInstitucionet publike në funksion të mbrojtjes së drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Kosovës / Petrit Hajdari
![]()
PermalinkNdikimi i Politikës ndaj arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2010-2020 / Furkan Abdullai
![]()
PermalinkPermalinkPolitika e jashtme e Kosovës në raport me subjektet ndërkombëtare që nuk e njohin subjektivitetin e saj / Gjenis Haxhimehmeti
![]()
PermalinkMenaxhimi institucional i të pastrehëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut : aspektet komparative / Arlinda Limani
![]()
PermalinkPermalinkPermalinkPermalink