From this page you can:
Home |
Publisher details
Publisher
located at Tetovë
Available items(s) from this publisher


Aspektet juridiko penale ndërkombëtare të gjenocidit në territorin e ish – Jugosllavisë / Bekim Jashari
![]()
Title : Aspektet juridiko penale ndërkombëtare të gjenocidit në territorin e ish – Jugosllavisë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Bekim Jashari, Dissertant ; Besa Arifi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 69 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Abstrakt
Studimi ka si qëllim trajtimin e aspekteve juridiko penale të gjenocidit në Ish- Jugosllavinë. Në mënyrë të vecantë është bërë hulumtimi i thelluar shkencor i natyrës historike lidhur me krimin e gjenocidit në territorin e ish Jugosllavisë. Nëpërmjet këtij punimi janë vënë në dukje aspektet juridiko penale ndërkombëtare bazuar në akte ndërkombëtare sanskionuese si : Statuti I aktualizuar I tribunalit penal ndërkomëbtar për ish Jugosllavinë, statuti I Romës për Gjykaten ndërkombëtare penale , Konventa e kombeve të bashkuara “Mbi parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit” Në këtë studim është aplikuar metoda analitike që do të shfrytzohet lidhur me elementet dhe aspektet juridiko penale të krimit të gjenocidit, po ashtu gjatë këtij studimit përdoret metoda krahasuese në aspektin hulumtues shkencor në lidhje me qëndrimin e mbajtur në arenën ndërkombëtare nëpërmjet sanskionimit në konventen e kombeve te bashkuara të vitit 1948. Gjatë këtij studimi është trajtuar rruga e gjatë që të drejtës ndërkombëtare I është dashur të bëjë me qëllim garantimin e një drejtësie efektive në ndëshkimin e krimeve me elemente ndërkombëtare. Duke marrë parasysh fenomenin e krimit të gjenocidit në territorin e ish Jugosllavisë, pasojat e sjella dhe gjurmët e lëna në zhvillimin historik, mendoj se studimi më I thelluar I aspekteve juridiko penale të këtij krimi shërbejnë si një bazë ekselente për të redaktuar një hulumtim shkencor dhe do të jetë një bonus I garantuar për të drejtën penale ndërkombëtare.
Aбстракт
Овој труд има за цел да ги истражи кривично-правните аспекти на геноцидот во поранешна Југославија. Направено е особено длабоко научно истражување на историската природа на кривичното дело геноцид на територијата на поранешна Југославија. Овој труд ги истакнува меѓународните и кривично - правните аспекти чија што основа се наоѓа во меѓународните правни акти како што се: Статутот на Меѓународниот кривичен трибунал за поранешна Југославија, Римскиот статут на Меѓународниот кривичен суд, Конвенцијата на Обединетите Нации за превенција и казнување на криминалот геноцид ". При изработката на овој труд се применува аналитички метод во однос на елементите и кривично правните аспекти на кривчното дело геноцид, како и компаративниот метод при научно-истражувачките аспекти во однос на ставот што се одржува на меѓународната сцена преку објавување на Конвенцијата на Обединетите Нации од 1948 година. Во овој труд се обработува и долгиот пат кој требаше да го направи меѓународното право со цел да гарантира ефикасна правда во казнувањето на кривичните дела со меѓународен елемент. Имајќи го предвид феноменот на криминалот од геноцид на територијата на поранешна Југославија, последиците и остатоците во историскиот развој, мислам дека деталната студија на кривично правните аспекти на ова кривично дело служи како одлична основа за изработување на еден научно истражувачки труд, а ќе биде и придонес за меѓународното кривично право.
Abstract
The study aim is addressing the legal aspects of genocide in the former Yugoslavia. In particular a profound scientific research of historical nature has been made regarding the crime in the territory of former Yugoslavia. Through this paper are noted the international criminal law aspects based on international sanctioning acts such as : the current statute of the International Criminal Tribunal based on international acts of former Yugoslavia, the Rome Statute for the International Criminal Court,United Nations Convention on the Prevention and Punishment of Crime Genocide. In this study the analytical method is used in conjunction with elements and aspects of criminal law of the crime genocid, as well there are used comparative methods regarding the held attitude in the international arena through sanctioning in the convention of united nations of the year 1948. During this study the long way to international law has been plagued to do it in order to guarantee effective justice in punishing crimes with international elements.
Considering the phenomenon of genocide crime in the territory of Former Yugoslavia the consequences brought and the traces left in the historical development, I think that the deepest study of the criminal legal aspects of this crime serve as an examplary basis for editing in scientific research and it will be a guaranteed bonus for international criminal law.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_120723.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17960 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000012 M8702-000012 Jashari, B. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Kriteret për përcaktimin e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar në komunikacionin rrugor në Rëpublikën e Maqedonisë Veriore me theks të veçantë në teritorin e Gjykatës Civile në Shkup nga viti 2015 e këndej / Jehona Asani
![]()
Title : Kriteret për përcaktimin e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar në komunikacionin rrugor në Rëpublikën e Maqedonisë Veriore me theks të veçantë në teritorin e Gjykatës Civile në Shkup nga viti 2015 e këndej : master thesis - second cycle Material Type: printed text Authors: Jehona Asani, Dissertant ; Adnan Jashari, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2019 Pagination: 148 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes indexLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
E drejta e detyrimeve është dëgë e veçantë e së drejtës dhe bën pjesë në grupin e lëndëve civile. Në kuptimin objektiv, ajo përfshin normat juridike të cilat rregullojnë marëdhënjet juridike të detyrimeve. E drejta e detyrimeve si degë e së drejtës, përfshin normat juridike të cilat rregullojnë marëdhënjet e detyrimeve si marrëdhënjet pasurore midis personave. Në aspektin objektiv e drejta e detyrimeve paraqet grupin e rethanave me anën e të cilave rregullohen qëndrimet e pjesëmarësve në marrëdhënjet e tyre të ndërvetëshmë të detyrimeve. E drejta e detyrimeve rregullon institute të ndryshme të cilat jane burim i marrëdhënjeve obligatore edhe atë, dëmin dhe shpërblimin e dëmit, marëdhënjet detyrimore që dalin nga kontratat, pasurimi i pa pabazë etj. Dinamika e jetës të cilën e jetojmë, nevojat e njerëzve të cilë kohëve të fundit janë të rritura që të udhëtojnë me mjete udhëtimi jashtë qytetit, ose brenda në qytet, dhe në atë mënyrë të bëhen pjesëmarës në komunikacionin rrugor rrit edhe rrezikun që të jenë pjesëmarës në ndonjë aksident trafiku i cili ndodh për shkaqe të ndryshme. Në këtë mënyrë paraqitet edhe dëmi i cili personit apo personave të caktuar ju shkaktohet nga aksidenti në komunikacionin rrugor dhe me atë edhe nëvoja apo e drejta e cila i takon çdo qytetari që dëmi i shkaktuar në komunikacionin rrugor ti shpërblehet. Për këtë arsye si dhe për shkak të arsyes së rritjes së numrit të lëndëve civile me bazë juridike - shkaktimi i dëmit nga aksidenti rrugor në këtë punim në mënyrë të detajuar do të elaboroj dhe do të shfaq kriteriumet për përcaktimin e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar në komunikacionin rrugor me theks të veçantë në gjykatën civile Shkup duke filluar nga viti 2015 e këndej. Dëmi është burim i rëndësishëm nga shkaktimi i të cilit krijohen detyrime. Dëmi paraqet zvogëlim të pasurisë së dikujt-dëmi i thjeshtë ose ndalesë që ajo pasuri të rritet-fitimi i humbur si dhë cënim i të drejtavë personale-dëmi jomaterial. Dëmi paraqitet në lloje të ndryshme të cilat në mënyrë të detajuar do ti elaboroj në këtë punim. Me vetë shkaktimin e dëmit paraqitet edhe nevoja e shpërblimit të dëmit të shkaktuar i cili mund të jetë si dëm material poashtu edhe dëm jomaterial. Problematikë kryesore në praktikën gjyqësorë haset në atë se cilat janë kriteriumet për përcaktimin e lartësisë së dëmshpërblimit. Kështu në mënyrë të detajuar do të elaboroj kriteriumet për përcaktimin e lartësisë së dëmit të shkaktuar në komunikcionin rrugor në Gjykatën civile Shkup ku edhe jam e punësuar. Vlen si fillim të theksohet se kriteriumet për përcaktimin e dëmshpërbblimit janë të shumta ndër të cilat: shkalla e fajit, sa ka kontribuar i dëmtuari që dëmi të shkaktohet apo të mos shkaktohet, sa ka kontribuar dëmtuesi me veprimet e tija që dëmi i caktuar të shkaktohët apo të mos shkaktohet si dhe faktorë të shumtë të cilët në këtë punim do të jenë të përpunuara.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_102608.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18702 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000079 M8702-000079 Asani, J. 2019 General Collection Thesis Repository Master Not for loan
Title : Pozita juridiko-trashëgimore e bashkëshortëve martesorë dhe jashtëmartesorë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Sibel Rashit, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 94 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: HYRJE
Martesa është bashkëjetesë ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje. Neni 2 i Ligjit për familje të Republikës së Maqedonisë familjen e përkufizon si bashkësi jetësore të prindërve, fëmijnëve dhe të personave të tjerë në gjini, nëse jetojnë në një familje të përbashkët.2 Pra, me këtë mund të kuptojmë se familja është në qendër të jetës së njeriut, jo vetëm sa i përket aspektit emocional por edhe aspektit legjislativ prandaj edhe ligji me normat e veta mundohet në një farë mënyre të bëj balansimin, stabilizimin e jetesës së njerëzve apo anëtarëve familjar. Në këtë studim do të vendosen në pah dy çështje kryesore që në njërën anë janë të ndarë nga njëri-tjetri kurse në anën tjetër kemi ndërlidhjen e këtyre dy lëndëve të cilët janë familja dhe trashëgimija. Martesa, përbën bazën e ligjshme të familjes, prandaj një nga detyrat më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë është kujdesi për forcimin e martesës. Bashkësia martesore është bashkësi e lirë, solemn i jetesës së një burri dhe një gruaje, me të cilën vendosin për jetë të përbashkët dhe krijimin e familjes, sipas kushteve për lidhjen, pasojat dhe zgjidhjen e saj të paraparë me dispozita ligjore. Bashkësia jashtmartesore është bashkësi faktike midis burrit dhe gruas. Qëllimi themelor i formimit të saj është jetesa e përbashkët, e cila duhet të ketë zgjatur një periudhë të konsiderueshme kohore dhe të jetë e vazhdueshme. Sipas ligjit për familje të Republikës së Maqedonisë me bashkësinë jashtmartesore kuptojmë bashkësinë e një burri dhe një gruaje e cila nuk është themeluar në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe e cila ka zgjatur së paku një vjet, është e barabartë me bashkësinë martesore sa i përket të drejtës së mbajtjes reciproke dhe pasurisë së fituar gjatë kohëzgjatjes së asaj bashkësie. Ligji për familje i Republikës së Maqedonisë, gazeta zyrtare nr.80/92. Neni 13, Ligji për familje i Republikës së Maqedonisë, gazeta zyrtare nr.80/92. Marrëdhëniet pasurore përfaqësojnë një pjesë thelbësore dhe integrale të marrëdhënieve familjare dhe të drejtës familjare. Ato janë të lidhura ngushtë dhe të gërshetuara me marrëdhëniet personale të cilat ndodhin në mes të anëtarëve të familjes. Lidhja që egziston mes dy bashëshortëve në krijimin e pasurisë, marrëdhënieve pasurore u jep specifika të veçanta të cilat, sa i përket krijimit të pronësisë, nuk mund të hasen mes personave të tretë. Në këtë kontekst marrëdhëniet pasurore të natyrës familjare për dallim nga marrëdhëniet pasurore tjera lindin vetëm mes antarëve të familjes: bashkëshortët martesorë, bashkëshortët jashtëmartesorë dhe mes prindërve dhe fëmijëve.7 Bashkeshortët perveç pasurisë që krijojnë në martesë ato kanë edhe pasurinë e tyre të veçantë që kanë sjellë me trashëgimi. Thelbi i punimit qëndron në rastet kur bashkeshorti martesorë dhe jashtmartesorë mund të paraqitet si trashegimtar i bashkeshortit (trashëgimlenësit). Trashëgimia përbën një ndër institutet më të rëndësishmе të së drejtës dhe kjo për faktin jo vetëm se është një marrëdhënie juridike e cila has zbatimin më të shpeshtë dhe të vazhdueshëm në praktikë, por ajo çka është më e rëndësishme për këtë institut vjen si pasojë e objektit të këtij instituti, i cili ka të bëjë me kalimin apo transferimin e të drejtave dhe detyrimeve pasurore vetëm si pasojë e vdekjes së titullarit i cili ishte bartës i këtyre të drejtave dhe detyrimeve. Pra, e gjithë tërësia e marrëdhënieve juridike si pronësia e të mirave materiale, të drejtat sendore mbi sendet e të tjerëve, garancitë reale, kreditë dhe detyrimet që iu transferohen shëgimtarëve si pasojë e vdekjes së titullarit që i mbarte këto të drejta do të quhet pasuri trashëgimore dhe personi që i transferon këto të drejta do të quhet trashëgimlënësi. Nga përkufizimi i mësipërm, pra kalimi i disa të drejtave dhe detyrimeve nga një person tek një person tjetër rezulton se ka në thelb të tij dy karakteristika kryesore. Mund të thuhet se kemi njëkohësisht shuarjen dhe lindjen e të drejtave dhe detyrimeve. Si mund të kuptohet kjo? Është e qartë që me vdekjen e personit që gëzon të drejta dhe detyrime, kemi edhe shuarjen e këtyre të drejtave pasi personi nuk është më i aftë t’i gëzojë ato. Është pikërisht ky momenti në të cilin pasuria humb titullin e saj. Menjëherë pas vdekjes së personit, vjen në jetë instituti i trashëgimisë, në mënyrë që jo vetëm të mundësojë transferimin e këtyre të drejtave por edhe të rregullojë të gjithë këtë transferim duke u bazuar në parashikimet ligjore që lidhen me ndarjen, kalimin dhe përcaktimin e personave që trashëgojnë.8 Që në të drejtën e vjetër ka egzistuar rregulla “viventis non datur hereditas” që do me thënë se i gjalli nuk mund të trashëgohet, pra vdekja është ajo që hap rrugët për të trashëguar.9 Vdekja është fakt juridik, me vdekjen e një personi marrëdhënjet e tij juridike nuk pushojnë por pasuria a tij kalon tek personat e tjerë, subjektët e tjerë jurdik. Egzistimi i asurisë trashëgimore paraqet kusht themelor për krijimin e marrëdhënjeve juridike të trashëgimisë. Pasuria trashëgimore e trashëgimlënësit, në shekuj, brez pas brezi ka kaluar tek trashëgimtarët sipas bazave juridikisht valid për thirje në trashëgimi. Sipas të drejtës pozitive dy janë bazat e thirjes në trashëgimi: me ligj dhe me testament. Në bazë të kësaj vjen në shprehje ajo se në çfarë pozite vendosen bashkëshortët në trashëgimi, se si ligdhënësi në Republikën e Maqedonisë e rregullon pozitën e ashkëshortëve në radhët e trashëgimisë dhe ndryshimet apo krahasimet me vendet e tjera. Në këtë studim do të shpjegojmë edhe poziten e bashkëshortëve jashtmartesorë në Republikën e Maqedonisë dhe në të drejtën krahasuese. Rritja e numrit të personave që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore shtron çështjen e analizimit të kësaj problematike, se si ligjdhënësi rregullon këtë çështje por edhe se si rregullohet në praktikën gjyqësore. Pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në vitin 2014, vërejmë tendenca për ndryshimet përkatëse të Ligjit për familje në drejtim të definimit të bashkësisisë jashtëmartesorë si bashkësi e regjistruar jashtmartesore mes një burri dhe gruaje. Kam zgjedhur këtë punim për shkak se është e nevojshme që të qartësohen disa nene, në ligjin tonë për trashëgimi dhe mendoj se është e nevojshme për një interpretim që bashkëshortët të jenë në dijeni me të drejtat e tyre, prandaj ky punim do të jetë një hulumtimi i gjerë dhe i nevojshëm për çdonjë.
Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_120840.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17980 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000015 M8702-000015 Rashid, S. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Grabitja dhe vjedhja grabitqare sipas kodit penal të kosovës, me vështrim të veҫant në territorin e gjykatës themelore në Gjakovë në periudhën 2008 - 2012 / Alban Gjoshi
![]()
Title : Grabitja dhe vjedhja grabitqare sipas kodit penal të kosovës, me vështrim të veҫant në territorin e gjykatës themelore në Gjakovë në periudhën 2008 - 2012 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Alban Gjoshi, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 65 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_120339.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17981 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000014 M8702-000014 Gjoshi, A. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan
Title : Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm, aspekte rajonale ballkanike : studime të Magjistraturës - cikli i dytë Material Type: printed text Authors: Shkëlqim Veseli, Dissertant ; Besa Arifi, Thesis advisor Publisher: Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL Publication Date: 2018 Pagination: 73 p. Layout: ill. Size: 30 cm General note: Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes AppendixLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Abstract: Hyrje
Ajo që na dallon neve si qenie njerëzore nga qeniet e tjera është të menduarit respektivisht aftësia për ti perceptuar dhe vërejtur gjërat në një këndvështrim shumë më të avancuar në raport me të gjithë qeniet e tjera. E filloj kështu pasi që mendoj se ne, fillimisht duhet të bëjmë ndarjen në mes të mirës dhe së keqes, e më pas të zhytemi në problematika të tjera. ,,A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Po,vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” Të bëhemi të zotët e mendjes, të marrim mësim dhe kështu që të mundemi ti perceptojm dhe vërejm gjërat në mënyrën e duhur dhe në dobi të shoqërise dhe në të njejtën kohë të mbrohemi nga të gjitha dukuritë negative të cilat tangojnë shoqërinë gjithnjë e më shumë. Bota sot respektivisht njerëzimi po ballafaqohet me sfida të ndryshme edhe atë në sfera të ndryshme, ndër më të rendësishmet dhe të cilat përkojnë dhe me tezën që po trajtoj janë ato te sigurisë dhe ekonomisë. Termet terrorizëm, radikalizëm, ekstremizëm i dhunshëm, pasiguri, skamje, varfëri, papunësi janë bërë makth i çdo individi në rruzullin tokësor. E gjithë kjo ishte arsye për të vendosur që të trajtoj një temë të këtillë, poashtu si aryse shtesë është ndërlidhja e termit ekstremizëm i dhunshëm me fenë islame. Në këtë punim do të elaboroj çështjen e ekstremizmit të dhunshëm si një fenomen që merr përmasa gjithnjë e më të mëdha edhe atë duke sqaruar gjenezën, llojet e ekstremizmit, shkaqet e tij, viktimat e tij si dhe shumë çështje të tjera të cilat kanë të bëjnë me këtë problematik, në mënyrë që të na mundësohet të kemi sadopak njohuri për këtë fenomen negativ që na prek të gjithve nëse jo në mënyre të drejtperdrejtë, tërthorazi sigurisht. Qëllimi kryesor i këtij studimi konsiston në pajisjen me njohuri themelore në lidhje me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm. Së këndejmi, qëllimi i punimit konsiston në dy drejtime edhe atë: Njohja e ekstremizmit të dhunshëm si fenomen negativ dhe mbrojta e shoqërisë nga ky fenomen. Në qoftë se të gjithë kontribuojm sadopak në këtë drejtim, besoj se në mënyrë të sukseshme do të arrijmë që të mposhtim të gjitha fenomenet negative në shoqëri e jo vetëm ekstremizmin e dhunshëm. Të bëhemi të hapur, ti menjanojm stereotipet e ndryshme dhe kështu të lirohemi nga kthetrat në të cilat duan të na katandisin disa idividë apo grupacione ekstreme, për qëllime që ndoshta edhe ato vet nuk e dinë se çka në të vërtetë dëshirojnë. Të bashkuar, suksesi nuk do të mungoj. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është një luftë e përbashkët e njërzimt, luftë e mira kundër së keqes. Dija e dobishme të shpie në dritë, shpresoj që me anë të këtij punimi të pajisemi me dije të dobishme sa i përket kësaj problematike dhe njëherit të kontribojm në një mënyrë për të njoftuar dhe ndihmuar shoqërinë për tu mbrojtur nga ekstremizmi i dhunshëm.Link for e-copy: https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_119635.pdf Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18009 Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status M8702-000013 M8702-000013 Veseli, Sh. 2018 General Collection Thesis Repository Master Not for loan Fitimi, realizimi dhe mbrojta e të drejtave nga pronësia industriale sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë, duke krahasuar me atë të Unionit Evropian / Valzon Limani
![]()
PermalinkStandardet e të drejtës penale ndërkombëtare për gjykim të drejtë në procedurë penale / Albin Bexheti
![]()
PermalinkProcesi i zgjedhjeve sl element thelbor i demokracisë përfaqësuese me vështrim të posaçëm në Republikën e Maqedonisë / Jeton Shasivari
PermalinkMbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë - aspektl normativ dhe funksional / Bedredin Ibraimi
PermalinkAspekti juridik dhe praktik i parlamentarizmit në Republikën e Maqedonisë / Ruhi Bakiu
PermalinkViolation of Human Rights in the Process of Extradition: A Legal Perspective / Vesna Stefanovska
PermalinkMbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë - aspektl normativ dhe funksional / Emine Zendeli
PermalinkPozita juridiko-penale dhe kriminologjike e personave të mitur në Republikën e Kosovës në periudhën kohore 2006-2016 / Mensut Ademi
PermalinkVepra penale e dhunimit në territorin e gjykatës themelore në Gjilan për periudhën 2004-2013 / Zejnullah Surdulli
PermalinkСлужбеничкото право и службеничкиот систем во Република Македонија / Агим Шаќири
Permalink