
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Publisher details
Publisher
located at Tiranë
Related collections
Available items(s) from this publisher


Sharlota / David Foenkinos
Title : Sharlota Other title : Charlotte Material Type: printed text Authors: David Foenkinos, Author ; Edmond Tupja, Translator Publisher: Tiranë : Pegi Publication Date: 2014 Series: Koleksioni Mozaik Pagination: 215 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-8228-52-9 Price: 800 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : French (fre) Descriptors: French literature Class number: 840 Abstract: Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17702 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006930 840 Foe-ShaA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Jeta fillon të premten / Ioana Pârvulescu
Title : Jeta fillon të premten Other title : Viaţa începe vineri Material Type: printed text Authors: Ioana Pârvulescu, Author ; Kopi Kyçk, Translator Publisher: Tiranë : Pegi Publication Date: 2014 Series: Koleksioni Mozaik Pagination: 321 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-8228-54-3 Price: 800 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Romanian (rum) Descriptors: Romanian literature Class number: 850 Abstract: Një të premte të dhjetorit 1897, në një nga pyjet në rrethinat e Bukureshtit, shfaqet mbi dëborë një burrë pa ndjenja, i veshur në mënyrë të çuditshme, pa mjekër e me një të folur të veçantë. Edhe ai duket se nuk e kupton ku gjendet dhe ndihet i huaj. I gjithë qyteti merret me të dhe etiketimet, supozimet dhe qëllimet që i vishen janë të shumta: mos është një vrasës makabër e serial, mos është një hajdut, një marsian, një mashtrues? Që ta mbajnë nën vëzhgim, vendosin t'i japin punë si gazetar, punë në të cilën, heroi ynë ia del mbanë më së miri. Falë syve të tij, por edhe të shumë personazheve të tjera, mjeshtërisht të formësuar, zbulojmë epokën e artë, shekullin e haresë së jetës, atëherë kur njerëzimi besonte në përparimin shkencor dhe në të ardhmen. Falë shkrimit elegant të Pârvulescu-t, hyjmë krejt natyrshëm në intimitetin e personazheve: doktori Margulis, njeri i mirë që pret më të varfrit në klinikën e tij; e bija Xhulia, e kredhur në lexime
revistash dhe e etur për jetë e dashuri; Gavroshi, një rumun që njeh mirë rrugicat e fshehta të lagjeve të varfra të Bukureshtit; Niku, miku i ngushtë i të riut Zhak Margulis. Ne vizitojmë edhe zyrat e gazetave të mëdha, të zhurmshme të botës së atëhershme, me skandalet dhe prapaskenat e tyre: kjo është atmosfera në të cilën gazetari ynë “do të bjerë nga qielli”, para se të birësohet nga shoqëria e lartë e Bukureshtit. E falë këtij personazhi kryesor, këtij heroi “të ndryshëm”, i cili gjendet vërtet jashtë kohës e jashtë vendit, na paraqitet një botë paragjykimesh e mediokriteti lëndues. Ky roman fitoi çmimin e letërsisë së Bashkimit Europian në vitin 2013. Ai është përkthyer në dhjetëra gjuhë, duke marrë mbështetjen e kritikës ndërkombëtare.Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17703 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006931 850 Par-JetA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Muza e haresë / Goliarda Sapienza
Title : Muza e haresë Other title : L'arte della gioia Material Type: printed text Authors: Goliarda Sapienza, Author ; Aida Baro, Translator Publisher: Tiranë : Pegi Publication Date: 2016 Series: Koleksioni Lotus Pagination: 649 p. Size: 20 cm ISBN (or other code): 978-992-8228-08-6 Price: 1200 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Italian (ita) Descriptors: Italian literature - Fiction Class number: 853 Abstract: "Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental. Modesta është një grua siçiliane, "kock' e fortë", me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë. Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë. Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi. Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare. Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri – tjetri, që përshkon shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17704 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006932 853 Sap-MuzA 2016 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Mikesha / Simone de Beauvoir
Title : Mikesha Other title : L'invitèe Material Type: printed text Authors: Simone de Beauvoir, Author ; Diana Çuli, Translator Publisher: Tiranë : Pegi Publication Date: 2014 Series: Koleksioni Lotus Pagination: 442 p. Size: 20 cm ISBN (or other code): 978-992-8175-33-5 Price: 1200 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : French (fre) Descriptors: French literature Class number: 848.31 Abstract: "Mikesha" është romani i parë i Simone De Beauvoir, i botuar më 1943 – shin. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean – Paul Sartre dhe Olga Kosakiewicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete. I prezantuar shpesh si roman i shkruar për t'u hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të De Beauvoir – it me Sartre – in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. De Beauvoir – i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore, duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17705 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006933 848.31 Bea-MikA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Në gjurmët e një përralle / Jan-Philipp Sendker
Title : Në gjurmët e një përralle Other title : Das Herzenhören Material Type: printed text Authors: Jan-Philipp Sendker, Author ; Afrim Koçi, Translator Publisher: Tiranë : Pegi Publication Date: 2016 Pagination: 220 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-8200-58-7 Price: 700 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : German (deu) Descriptors: German literature Class number: 833.92 Abstract: Një avokate e re, e bija e një bukurosheje amerikane dhe një avokati të famshëm, rreket të bjerë në gjurmët e babait të saj me origjinë birmane, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë katër vjet më parë. Ajo ka lexuar një letër dashurie të të atit, drejtuar një gruaje të panjohur dhe tani është në kërkim të shpjegimeve të duhura. Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur. Autori ka krijuar me shumë mjeshtëri një sërë personazhesh që nuk gjykojnë e nuk kushtëzohen nga drobitja e pashmangshme e kohës dhe e jetës. Personazhe të aftë të përballen, në mënyrë pothuajse lozonjare, me të dukshmen e të padukshmen, me shëndetin e sëmundjen dhe me çka etikohet përgjithësisht si e mirë apo e keqe. Ky rrëfim nuk është vetëm për lidhjet e pacënueshme të dashurisë, por edhe për dhuntinë e jashtëzakonshme për ta pranuar e dashur tjetrin pa kushte e pa kohë. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17706 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006934 833.92 Sen-gjuA 2016 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available I love Tom Hanks / Elvira Dones
PermalinkSi të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh / Dale Carnegie
PermalinkMagjistari / W. Somerset Maugham
PermalinkSi të kurohemi me ushqime / Ciro Vestita
PermalinkGruaja e thyer / Simone de Beauvoir
PermalinkArti për t’u bërë i paharrueshëm / Dale Carnegie
PermalinkArtist i botës fluturake / Kazuo Ishiguro
Permalink