
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Publisher details
Publisher
located at Tiranë
Available items(s) from this publisher


Dorëshkrimi i gjetur në Akra / Paulo Coelho
Title : Dorëshkrimi i gjetur në Akra : roman Other title : Manuscrito encontrado em Accra Material Type: printed text Authors: Paulo Coelho, Author ; Erion Gjatolli, Translator Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2017 Pagination: 178 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-8235-32-9 Price: 700 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Spanish (esl) Descriptors: Novel
Spanish literatureClass number: 869.3 Abstract: 14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t'i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t'u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur. Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17631 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006808 869.3 Coe-DorA 2017 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Porta e fatkeqësisë / Leom
Title : Porta e fatkeqësisë : histori e vërtetë : roman Material Type: printed text Authors: Leom, Author Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2015 Pagination: 541 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-992-84291-5-5 Price: 1300 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Albanian literature
TragedyClass number: 891.983 Abstract: Në këtë roman rrëfehet historia e një të miture, ku muret e dhembshurisë oshtijnë dhe ku oxhaqet e ndjesisë i përkasin një qielli që qandhe dërsin nga mërzia. E bindur dhe e rritur mes një intrige të shtyrë nga qenie njerëzore, që e shohin me shumë si të përdorshme, si një vegël pune me të cilën ke të drejtë të veprosh me të, si një send të çmuar me të cilin me forcën e dhuntisë mund ta përçmosh,apo si një fasadë të cilës mund t'ia ndërrosh ngjyrën sipas dëshirës. Për t'i shpëtuar ndoshta një legjende ose për të demonstruar pafajësinë e një hijeje vërtet të pafajshme, që e ndiqte gjithë kohës, siç ishte figura e nënës së saj, vajza do të ndrydhej brenda emocioneve të saj dhe vuajtja do ta brente gjer në atë shkallë ku rrënimi i shpirtit, që hiqte e merrte me kujtimet më të tmerrshme, do të bëhej i brishtë gjer në atë pikë sa s'do arrinte të përmbante më as fijen më të imët të gëzimit. Dhe e gjitha kjo vinte si një rrëqethje e tkurrur e një frikë që kishte të bënte drejtpërdrejt me personin e saj dhe fëmijërinë. Është dhimbje t'i hapësh rrugë tragjedisë dhe të bindesh më vonë se kush ke qenë e kush je, por dhe kush mund të kishe qenë dhe kush mund të jesh. Pastaj, gjithsesi, e kupton se s'ka më rëndësi se kush do të jesh. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17652 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006854 891.983 Por-Leo 2015 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Gruaja tridhjetëvjeçare / Honoré de Balzac
Title : Gruaja tridhjetëvjeçare : roman Other title : La femme de trente ans Material Type: printed text Authors: Honoré de Balzac, Author ; Honore de Balzak, Author ; Lutfar Hyka, Translator Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2008 Pagination: 249 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-14-43-0 General note: Includes bibliographical footnotes Languages : Albanian (sqi) Original Language : French (fre) Descriptors: French literature Class number: 843.7 Abstract: Tridhjetë vjeçe, një grua di, pa u kompromentuar, të marrë avantazhet që ajo ka dhe të kënaqet duke e ruajtur mirë sekretin e saj. Tridhjetë vjeçe, disa mendohen se janë të vjetra, ndërkohë që gjithçka mund të fillojë nga e para për to. Tridhjetë vjeçe, fizionomia e tyre merr formën e plotë të bukurisë së tyre dhe thellohet më tej. Gruaja tridhjetëvjeçare është titulli i trembëdhjetë kapitujve të njërit prej romaneve më të famshëm të Balzakut, ndoshta dhe më të arriturit. Perfeksionimi i tij, si më i dukshëm vjen sidomos në gjashtë kapitujt e parë, ndërkohë që vetëm i trembëdhjeti i përgjigjet titullit të së gjithës “Gruaja Tridhjetëvjeçare”. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18097 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007277 843.7 Bal-GruA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007278 843.7 Bal-GruA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007279 843.7 Bal-GruA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Vlora në arkivat italiane / Alfred Dalipi
Title : Vlora në arkivat italiane : 1912-1920 Material Type: printed text Authors: Alfred Dalipi, Author Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2012 Pagination: 103 p. Layout: ill. Size: 30 cm ISBN (or other code): 978-99943-18-74-2 Languages : Albanian (sqi) English (eng) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: History
Vlora (Albania) - CityesClass number: 949.65 Abstract: Vlora në fillim të shekullit të XX gjendet në xhama, negativa dhe skica të emrave më të mëdhenj të fotografisë shqiptare. Atë e kanë fiksuar Marubi, Petro Dhimitri, Vani Burda. Por, Vlora ka tërhequr interesin edhe të të huajve. Grafikat dhe peisazhet e Eduart Lear sjellin një Vlorë magjepse ku ai dhe eksploratorë të ballkanit para dhe pas tij kanë ndalur vëmendjen. Padyshim që imazhe të këtij qyteti dhe rrethinave të tij gjenden edhe në arkivat e atyre vendeve që luajtën rol për të sanksionuar mbylljen e epokes otomane dhe ishin prezent me misonet e tyre diplomatike apo ushtarake, angleze apo italiane, franceze apo austriake, gjermane apo hollandeze. Çdo imazh i 100 viteve më parë merr rëndësi kur sjell copëza të një qyteti, rrethinash të tij, pjesë të një realiteti urban që ka pasur dëshirë të zhvillohet edhe në kohë të vështira, në kohë lufte dhe kaosi. Ky album sjell një Vlorë që edhe 100 vjet më parë kishte port dhe stacion treni, kishte tren mallrash, kishte shkolla në qytet dhe shkolla në fshat, kishte spital, kishte treg të mbuluar, kishte port anijesh e mol peshkimi, kishte central elektrik, kishte punishte vaji, kishte punishte tullash, nxirrte bitum, punonte tokën me parmendë dhe me traktor, e për më tepër kishte detin, këtë që ka dhe sot, por që edhe në foto bardh e zi duket se nje shekull më parë kishte më shumë gjallëri, më shumë varka e anije. Vlora e këtij albumi ka rëndësi pasi sjell një panoramë të konceptuar, ndjere dhe fotografuar nga syri dhe objektivi i të huajve, italianët. 100 faqe, me pak përjashtime momentesh historike, të arkivuara dhe ruajtur për 100 vjet nga fqinjët, me të cilët vlonjatët në historinë e tyre kanë bashkëjetuar në luftë e në paqe, kanë ngritur pushkë, por më shumë kanë shkëmbyer mallra e bërë tregti. Në 100 vjet lufta nuk ka munguar, por nuk ka munguar as admirimi për ndihmën që italianët i kanë dhënë Vlorës. Falë Ministrisë së Kulturës Italiane dhe Muzeut të Rilindjes Italiane në këtë moment ndjesie të veçantë që përjeton ky qytet me 100 vjetorin e Pavarësise, albumi sjell një koleksion fotografish nga 1912 deri në 1920, të Vlorës, rrethinave, fshatrave dhe qyteteve që përfshin kjo prefekturë. Një panoramë e pazëvendësueshme dhe një histori zhvillimi urban që demosntron se përzgjedhja e Vlorës, ngritja dhe shpallja e pavarësisë nga një ballkon i qytetit bregdetar nuk ishe e rastësishme. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19690 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-008125 949.65 Dal-Vlo 2012 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Kapitulli i Amerikës / Fatos Kongoli
Title : Kapitulli i Amerikës : në vazhdim të një kronike të papërfunduar për vetveten : kujtime Material Type: printed text Authors: Fatos Kongoli, Author Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2020 Pagination: 302 p. Size: 18 cm ISBN (or other code): 978-992-8277-87-9 Price: 9 € Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Albanian literature
Autobiography
NovelClass number: 891.983 Abstract: Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”. Vendin kryesor e zënë kujtimet e autorit për një periudhë prej afër shtatë vjetësh, kur ai ka jetuar më së shumti në SHBA. Për herë të parë, në këtë libër, na shfaqen portrete shqiptaro-amerikanësh të fushës së letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit, ndër ta edhe figura të shquara. Si dhe organizimet, veprimtaritë e tyre, në Nju-Jork apo Detroit, mjediset mikpritëse të një bote “të shpërngulur” shqiptare etj. Për herë të parë, gjithashtu, në këtë libër Kongoli përshkruan hollësisht peripecitë e pabesueshme, me të cilat u përball pas një sëmundjeje të rëndë. Dhe rikthimin në jetë përmes një aventure të re, siç e quan ai romanin e tij më të fundit “Gënjeshtarë të vegjël”. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20485 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-008302 891.983 Kon-Kap 2020 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Puna Sociale
Permalink