Abstract: | Dëshira ime është të parashtroj në këtë libër një vështrim relativisht të plotë e të thukët mbi rrymat më të rëndësishme të teorisë moderne të gjuhësisë. Ljbri ësht'ë shkruar, n'e radhë të parë, për studentë të gjuhësisë. Megithatë, mendoj se ai mund fe shfrytëziohet edhe nga studentë të disiplinave të psikologjisë, të antropologisë, të sociologjisë, të biologisë, të informatikës dhe një radhë disiplinash të tjera, të cilat merren, në një mënyrë a në një tjetër, me analizen e guhës. Libri mund t`u shërbejë edhe studentëve të shkencave letrare dhe "humane", shkenca, të cilat, prej kohësh janë lidhur me gjuhësinë. Shpresoj se më lejohet të them se libri, në përgithësi, është interesant edhe për këdo që dëshiron te dijë diçka mbi gjuhësinë moderne. Hyrja e parashtruar nuk parakupton lexues me njohuri speciale. Megjithatë, nga lexuesi - madje edhe nga lexuesi që, ashtu si edhe unë, është formuar më shumë në shkencat humanitare sesa në shkencat matematike apo natyrore -pritet të mos i druhet mundit intelektual, që kërkon përdorimi i simboleve dhe formulave. Po të kemi parasysh planet mësimore të shumicës së shkollave dhe universiteteve, vërejmë se ka vetëm pak disiplina që janë dëmtuar më shumë sesa gjuhësia nga ndarja midis "shkencave humane" dhe "shkencave natyrore". |