Abstract: | Pranvera e librave është një vepër e shkruar për teatrin kombëtar shqiptar, i cili do të hynte në një fazë të re të zhvillimit të vet pikërisht me këtë tëkst. Dorëshkrimi letrar i autorit është ruajtur i plotë, do të thotë dhembja shqiptohet përsëri deri në fund “Pranvera e librave” flet për dimrin e ashpër të jetës së njeriut tonë, pradaj edhe mund të bëjë jetën e vet teatrore edhe jashta tempullit të Talias.
Edhe në këtë vepër të Teki Dërvishit, si kundër në tërë krijimtarinë e tij të deritashme letrare, del i shprehur lajtmotivi i përndjekjes së artistit nga pushteti, i cili, meqenëse qëndron në këmbë të qelqta, frikësohet dhe e zë ankthi nga cfarë do qëndrimi kritik. Ani pse vepra përfundon me burgosjen e Arben Tetovës, prapëseprapë vizioni më i fuqishëm i mbarë veprës është pranvera e librave, e cila do të shpërthej me siguri, sepse perëndimi i një ideologjie ortodokse është i pashmangshëm |