Title : | Globalizimi ekonomik | Material Type: | printed text | Authors: | Nasir Selimi, Author | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 274 p. | Size: | 21 cm | General note: | Includes bibliographical references (p. 265-274)
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Globalization, Economic development
| Class number: | 339.9 | Abstract: | Derisa ndiqja lajmet televizive të CNN-it hyn djali im Driloni, tinejxher, i gëzuar për zgjedhjen e gardarobës që kishte bërë për festën e Fitër Bajramit mu drejtua me këto fjalë : Babi a të pëlqejnë xhinsat që i bleva? Janë të Boss-it\ Po atletet Nike si të duken? Më beso, nuk i kam paguar shumë shtrenjtë. Më duket se më shkojnë mirë me fanellën e Nautic-ës. Të lutem më thuaj si të duken? A sjanë "cool"? Të falem nderit babi, je i mrekullueshëm! Me rastin e dorëzimit të certifikatës së diplomimit studentëve në fakultetin e Administrimit të Biznesit, pasi i uroj për suksesin e arritur, më është bërë shprehi që t"i pyes a janë punësuar ndokund. Kështu, një ditë, një kolege nga Dibra e cila kishte ardhur të marr certifikatën e diplomimit, pyetjes sime të zakonshme iu përgjigj me një "po" të fortë. Isha kureshtar të dijë, aq më tepër nga fakti se Dibra, si shumë qytete tjera ballafaqohen me një papunësi të madhe, gjë që i ka detyruar dibranët ta braktisin vendlindjen dhe të shkojnë në Amerikë, A.ustrali dhe vende tjera. Po, më tha! Jam duke punuar në një restorant të një bashkëqytetarit tim, pronar i katër restoranteve në Alaskë të SHBA-ve. Po ju ku jeni punësuar? Vendi im i punës është në Dibër! Unë në Dibër pranoj porositë "on line" në internet, të cilat ua përcjell të punësuarve në restorante në Alaskë, të cilët në mënyrë të shpejtuar i bartin ato. Pyetjet e mia retorike për punën, levërdinë, merrnin përgjigje adekuate. Bashkvendasi im ka levërdi nga puna që e kryej unë këtu në Dibër. Paga ime është shumë vogël në krahasim me pagën e një të punësuari në Alaskë. Por, për mua këtu është e mjaftueshme, bile arrij edhe të kursej. Unë një gjest të tillë të bashkvendasit tim e çmoj si gjest human jo vetëm në uljen e papunësisë, por edhe si një vullnet i shpresës së mirë për të parandaluar shumë të rinjë, të cilët kërkojnë eldoradon e dëshiruar në vendet përtej Oqeanit Atlantik. Një ditë pasdreke erdhi halla ime në shtëpi dhe për befasi më pyet se a punon interneti! Në fillim nuk e kuptova mirë, por pastaj mora vcsh se për çka e kishte fjalën. Duke pasur një doze reserve për hallin e hallës sime, e cila që moti i ka kaluar të shtatëdhjetat e pyeta, po ç'të duhet interneti, mos don që të hysh në "chat room"? | Contents note: | Objekti, qëllimet dhe kornizat teorike mbi globalizimin; Roli transformues i globalizimit; Determinimi i globalizimit; Investimet e dretpërsëdrejta të huaja - IDH; Integrimet ekonomike rajonale; Pakti i stabilitetit në europën juglindore; Institucionet ndërkombëtare finaciare të cilët ndikojnë në zhvillimin e globalizimit; Rritja e produktivitetit në globalizëm; Disa nga pasojat e globalizmit; Globalizmi nëpër shtete; Shfaqja e antiglobalizmit dhe kritikat ndaj globalizmit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=699 |
|