Abstract: | Shtysa kryesore e doktrinës së gjithanshme është këmbëngulja e saj se studimi i shoqërisë duhet të shmangë zvogëlimin (reduksionizmin) dhe t'i trajtojë fenomenet socialesuigeneris. Duke hedhur poshtë interpretimet biologjike ose psikologjistike, Durkheim e përqëndroi vëmendjen në përcaktorët social - strukturorë të problemeve sociale të njerëzimit. Durkheim prezantoi një kritikë të përcaktuar të spjegimeve reduksioniste të 'fakteve sociale'. Fenomenet shoqërore janë "fakte sociale" dhe këto janë subjekti i sociologjisë. Ato kanë, sipas Durkheim, karaktenstika dalluese shoqërore dhe përcaktorë, të cilat nuk janë të provueshme për spjegimet në nivel biologjik apo psikologjik. Ato janë të jashtme ndaj çdo mdividi të veçantë i konsideruar si një qënie biologjike. Ato vazhdojnë të mbeten ndërsa mdividë të veçantë vdesm dhe zëvendësohen nga të tjerët. Për më tepër, ato jo vetëm janë të jashtëm ndaj individit, por ato "janë të paisura me fuqi detyruese nëpërmjet të cilave ato i imponohen atij, pavarësisht vullnetit të individit." Detynmi, në formë ligji ose zakonesh, hyn në veprim sa herë që kërkesat shoqërore dhunohen. Këto sanksione m imponohen mdividëve, kanalizojnë dhe drejtojnë dëshirat e tyre dhe tendencat e natyrshme. |