Abstract: | “Kur mbaruan rrebeshet dhe erdhi vera e nxehtë, në vazo u shfaqën trëndafilat e shumëpritur, që aq fort i pëlqenin që të dy. I vetëquajturi mjeshtër shkruante me pasion romanin e vet, roman ky, që përpiu mandej edhe të panjohurën. Ç’është e drejta, kur e kur bëhesha edhe xheloz ndaj saj se më tepër i kushtonte vëmendje romanit sesa mua, -i tha Ivanit mysafiri i natës, i cili ia behu aty nga ballkoni i larë me dritën e hënës. Duke gafruar flokët me gishtërinjtë thonjmprehtë, ajo lexonte e rilexonte faqet e shkruara, mandej qëndiste atë kapelen që ai tani e mbante në kokë. Hera – herës, me ndonjë leckë ajo fshinte pluhurin nga kopertinat e librave. Ajo i premtonte famën, e nxiste në punë dhe e quante mjeshtër. Ajo priste padurimthi rreshtat e fundit të romanit që, siç i pat thënë ai, bënin fjalë për prokuratorin e pestë të Judës dhe përsëriste, sikur këndonte, ato frazat që i kishin pëlqyer më tepër dhe ngulmonte se në atë roman ajo shihte jetën e saj. Romani mbaroi së shkruari në muajin gusht, ai dhanë një daktilografeje të panjohur, e cila e shtypi në pesë kopje. Dhe, më në fund, erdhi koha të linim strehën e fshehtë dhe të dilnin në jetë” |