Abstract: | “Lolita, drita e syve të mi, zjarri i nënvetes sime. Mëkati im, shpirti im. Lo-li-ta: maja e gjuhës bën një udhë prej tre hapash posht qiellzës për të cikur dhëmbët tek e treta. Lo. Li. Ta. Ajo ishte Lo, thjesht Lo, në mëngjes, me shtatin katër këmbë e dhjetë inç, me vetëm një çorape mbathur. Ajo ishte Lola me pantallona sportive. Ajo ishte Dolli në shkollë. Ishte Dolores në dokumente, Po në krahët e mi ishte gjithmonë Lolita. Kishte pasur ajo ndonjë paraardhëse? Patjetër që kishte pasur, vërtet. Në fakt, mund të mos kishte Lolitë po të mos kisha dashur një verë, një farë vajze miturake. Në një principatë buzë detit. Po kur? Pothujase aq vjet përpara se Lolita të kishte lindur,aq isha unë atë verë. Kurdoherë duhet të keni parasysh një vrasës për një stil të gjallë proze. Zonja dhe zotërinj të jurisë, prova numër një është ajo që serafimët me flatra fisnike zilepsnin. Vështrojeni këtë kurorë gjëmbash”. |