Title : | Procesi i Nurembergut : vëllimi i parë | Material Type: | printed text | Authors: | Neki Kalaja, Translator ; Bujar Hudhri, Editor | Publisher: | Tiranë : Onufri | Publication Date: | 2005 | Pagination: | 559 p. | Size: | 22 cm | ISBN (or other code): | 978-99927-538-3-5 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Russian (rus) | Descriptors: | International criminal courts Nuremberg Trial of Major German War Criminals, Nuremberg, Germany, 1945-1946 World War, II - Military history of World War II
| Class number: | 940.53 | Abstract: | Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, kanë marrë dëshmi nga burime të ndryshme mbi krimet, vrasjet dhe dënimet në masë, të kryera me gjakftohtësi nga forcat e armatosura hitleriane, në vendet e pushtuara prej tyre, prej nga po dëbohen vazhdimisht. Egërsia e shtypjes hitleriane nuk është një fakt i ri dhe të gjithë popujt, dhe vendet e pushtuara prej tyre, kanë vuajtur nga forma më e keqe e qeverisjes me ndihmën e terrorit. I ri është fakti, që në shumë nga këto territore, që po çlirohen nga përparimi i ushtrive të vendeve çlirimtare, hordhitë hitleriane, gjatë tërheqjes së dëshpëruar, i kanë dyfishuar mizoritë e tyre të pamëshirshme. Për egërsinë e tyre të padëgjuar, tani dëshmojnë faktet e krimeve të përbindshme, të kryera në territoret e çliruara të Bashkimit Sovjetik, si dhe në territoret e Francës dhe Italisë. Në lidhje me sa u përmend më lart, tri qeveritë aleate, duke u shprehur në interes të tridhjet e dy shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, deklarojnë dhe paralajmërojnë me solemnitet sa vijon: Në çastin e arritjes së çfarëdo armëpushimi nga çdo qeveri që mund të krijohet në Gjermani, ata oficerë gjermanë, ushtarë dhe anëtarë të Partisë Nazistc, të cilët kanë qenë përgjegjës për egërsitë, vrasjet dhe dënimet që u përmendën më lart, dhe i kanë kryer ato me vetëdashje, do të dërgohen në ato vende ku kanë kryer aktet e tyre të neveritshme, me qëllim që të gjykohen e të ndëshkohen në përputhje me ligjet e këtyre vendeve të çliruara dhe nga qeveritë e lira që do të krijojnë ato. Listat do të hartohen me të gjitha hollësitë e mundshme, do të merren nga ato vende, veçanërisht nga pjesët e pushtuara të Bashkimit Sovjetik, Polonisë dhe Çekosllovakisë, Jugosllavisë e Greqisë duke përfshirë Kretën dhe ishujt e tjerë, Norvegjinë, Danimarkën, Vendet e Ulëta, Belgjikën, Luksemburgun, Francën dhe Italinë. Në këtë mënyrë, gjennanët që kanë marrë pjesë në pushkatimet në masë të oficerëve italianë, ose në dënimet e njerëzve të marrë peng nga Franca, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia, ose të fshatarëve të Kretës, ose ata që kanë marrë pjesë në masakrat kundër popullit polak, ose në atë të popullsisë së territoreve të Bashkimit Sovjetik, të cilat tani po spastrohen nga armiku, duhet ta dinë se do të kthehen mbrapsht, në vendet e krimeve të tyre dhe do të gjykohen në vend nga popujt, kundër të cilëve kanë kryer akte dhune. Ata që deri tani ende nuk kanë lyer duart me gjak të pafajshëm, le të kenë parasysh këtë, dhe të mos futen në radhët e fajtorëve, sepse tri qeveritë aleate do t'i gjejnë me çdo kusht, ata edhe në fund të botës qofshin, dhe do t'i dorëzojnë në duart e akuzuesve të tyre, në mënyrë që të marrin dënimin e drejtësisë. Kjo deklaratë nukprek çështjen e kriminelëve kryesorë, fajet e të cilëve nuk janë të lidhura me një vend të caktuar, të cilët do të ndëshkohen me një vendim të përbashkët të qeverive aleate. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=2428 |
|  |