Title : | DeVita, Hellman dhe Rosenberg kanceri : parime dhe praktika të onkologjisë | Other title : | DeVita, Hellman and Rosenberg's cancer : principles & practice of oncology | Material Type: | printed text | Authors: | Vincent T. DeVita, Author ; Theodore S. Lawrence, Author ; Steven A. Rosenberg, Author | Edition statement: | 8 edition | Publisher: | Shkup : Tabernakul | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 1600 p. | Layout: | ill. | Size: | 29 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-210201-6 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Cancer Oncology
| Class number: | 616.99 | Abstract: | Periudha në të cilën po jetojmë është mjaft nxitëse për mjekësinë. Ritmi i zbulimeve është përshpejtuar dhe të dhënat e reja po shfrytëzohen shumë më shpejt dhe në mënyrë më praktike se më parë. Ne jetojmë në një kohë ku zhvillimi i elektronikës është në kulmin tij dhe kur ka një sërë burimesh të informacionit mjekësor, prandaj edhe mjetet që ne përdorim për t'u informuar duhet të ndryshojnë gjithashtu. Nga ky proces nuk përjashtohet as ky tekst. Pra, çfarë të rejash ofron botimi i 8-të i tekstit Kanceri: Parime dhe praktika të onkologjisë? Së pari, Sam Hellman, koleg i shquar dhe mik prej shumë kohësh, ka dalë në pension dhe botuesit kanë pritur me dashamirësi zëvendësuesin e tij, Ted Lawrence, profesor në Isadore Lampe dhe Shef i Radioterapisë Onkologjike në Universitetin e Miçiganit. I njohur për kërkimet e tij translacionale, Dr. Lawrence ka sjellë një perspektivë të rëndësishme në modernizimin e botimit të tetë. Dhe, duke nisur nga ky botim, programi i publikimit të këtij teksti është përshpejtuar, me qëllim që të mos kalojnë më shumë se 3 vjet ndërmjet botimeve, në mënyrë që libri të pasqyrojë të rejat më të fundit. Gjithashtu, kompania Lippincott Williams & Wilkins ka arritur të botojë edhe Revistën për Kancerin: Parimet dhe Praktika Onkologjike, me qëllimin e qartë për ta bashkangjitur atë me tekstin, si një mjet për përditësimin e rregullt të librit. Për këtë, është riorganizuar formati i revistës, në mënyrë që të pasqyrojë ndarjet e ndryshme të tekstit dhe secila nga ndarjet ka një Web site për ata që parapëlqejnë të përdorin formatin elektronik. Programi i ngjeshur dhe revista përkatëse e bashkangjitur, së bashku me produktet tona të tjera, si Përditësimet e parimeve dhe praktikës onkologjike dhe serinë e re Parime dhe praktika onkologjike në objektiv, sigurojnë një paketë të plotë informacioni mbi mjekimin e kancerit, e cila është shumë e nevojshme për mjekët. Krahas këtyre ndryshimeve, është shtuar edhe diçka e re. | Contents note: | Biologjia molekulare e kancerit;Parmet e onkologjise; Praktika e onkologjisë; Metodat më të reja për trajtimin e kancerit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22696 |
|  |