Abstract: | Grupe të ndryshme shoqërore përceptojnënë mënyrë të drejtpërdrejtë kërcënimin dhe rrezikun e përhershëm nga kriminaliteti i organizuar, por edhe popuj dhe shtete të shumta në botë ndiejnë peshën e rëndë të kësaj dukurie negative. Fuqia e tij buron nga aktet e paligjshme për qytetarin e zakonshëm dhe shtetin, prandaj paraqet pashmangshëm kërcënim për të mirat e individit në shoqëri, sistemin e funksionimit të shtetit dhe sigurinë individuale. Së këndejmi, në këtë kontekst shtrirjeje, ekziston mobilizimi shoqëror për të krijuar politikën e luftës kundër krimit të organizuar, e cila do t'i japësigurisë konotacion politik dhe do ta bëjë vegël strategjike për realizimin e interesave të shoqërisë. Kjo qasje shkencore, që, në esencë, përfshin studimet e mia shumëvjeçare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke filluar nga Shkolla e Mesme Akademia Ushtarake, në Akademinë për detyre komandues dhe shtabore,pastaj në Akademinë e forcave të armatosurae cila funksionon në kuadër të Akademisë Ushtarake të Republikës së Turqisë; në Institutin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup dhe studimet e doktoraturës në Fakultetin e Sigurisë në Shkup,në kudër tëUniversitet "Shën Klementi i Ohrit" në Manastir, në temën "Parandalimi i krimit të organizuar në kufijtë shtetërorë të Republikës së Maqedonisë", më nxiti ta hulumtoj në detaje kriminalitetin e organizuar të shumë vendeve të botës, sidomos atë të Evropës Juglindore,por me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Duket se proceset dinamike botërore që përbëjnë globalizimi dhe teknologjitë e reja kanë ndryshuar realitetin e botës në mënyrë thelbësore, duke krijuar vlera dhe standarde të tjera. Si rezultat i këtij mjedisi të ri, vërehen transformime të rëndësishme në të gjitha sferat e jetës. Kështu, sot, krimi i organizuar është krejtësisht i ndryshëm nga ai që ishte në të kaluarën, domethënë, krahas zhvillimit tëproceseve të reja botërore janë zhvilluar mënyrat, metodat dhe taktikat e veprimtarive të organizatave kriminale. Andaj, për t'u ballafaqur përfundimisht me to, do të jetë më se e nevojshme marrja e njohurive, informacioneve dhepërpilimi i strategjive, të cilat duhet trajtuar me mençuri, guxim, vendosmëri dhe dëshirë tëmadhe, në mënyrë që të eliminohen të gjitha sfidat dhe rreziqet që vijnë nga ky fenomen. |