Title : | Ekonomiksi i mendimit praktik : çfarë duhet të dijë secili për të arritur prosperitet personal dhe kombëtar | Material Type: | printed text | Authors: | James D. Gwartney, Author ; Richard Stroup, Author ; Dwight R. Lee, Author ; Tawni H. Ferrarini, Author ; Joseph P. Calhoun, Author ; Randall K. Filer, Author ; Bledar Kurti, Author ; Alban Shpata, Author ; Elvana Moore, Author | Publisher: | New Jersey : Economic Fundamenals Initiative | Publication Date: | 2021 | Pagination: | 360 p. | Layout: | ill. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-1-952729-14-0 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Economics
| Class number: | 330 | Abstract: | Autorët e këtij libri dëshirojnë që ju të bëni një jetë të suksesshme dhe të përmbushur. Ne duam gjithashtu që ju dhe çdo individ tjetër të jetoni në një mjedis që i lejon dhe i inkurajon të gjithë të arrijnë maksimumin e potencialit të tyre. Ne besojmë se arritja e këtyre objektivave kërkon që si liderët ashtu edhe qytetarët të kuptojnë parimet bazë të ekonomiksit. Vendimet dhe politikat ekonomike ndikojnë te secili prej nesh në pothuajse çdo aspekt të jetës sonë të përditshme, shpesh në mënyra që ne nuk i kuptojmë plotësisht. Ne mahnitemi vazhdimisht me nivelin e analfabetizmit ekonomik mes politikanëve dhe votuesve. Ekonomiksi i keq është i rrezikshëm kudo, por është veçanërisht i zakonshëm dhe i dëmshëm në ekonomitë në tranzicion, në vendet në zhvillim dhe ato ish-komuniste. Qëllimi kryesor i projektit të "Ekonomiksit të mendimit praktik" është që të gjithë të mund të kenë qasje të lirë në kuptimet kryesore të profesionit tonë. Duke qenë se koha juaj është e çmuar, ne e kemi hartuar këtë botim duke i kushtuar sa më pak hapësirë mësimit të termave të reja, formulave të ndërlikuara, apo memorizimit të detajeve që janë me rëndësi vetëm për ekonomistët ekspertë. Në këtë libër ne preferojmë të fokusohemi në ato njohuri themelore të ekonomisë që janë me të vërtetë të rëndësishme, ato që do t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhje më të mira, të njihni më mirë botën ku jetojmë që është gjithnjë e më komplekse dhe të bëni një jetë sa më të kënaqshme. Pavarësisht njohurive tuaja aktuale të ekonomiksit, ky libër do t'ju japë informacione të rëndësishme. Ne jemi përpjekur ta bëjmë atë konciz, të organizuar mirë dhe të lehtë për t'u lexuar. Siç sugjeron titulli i librit, ne besojmë se parimet bazë të ekonomiksit reflektojnë kryesisht sensin praktik. Libri i vë në punë këto parime, duke treguar fuqinë e tyre për të shpjeguar ngjarje të botës reale. Ne synojmë t'ju ndihmojmë të kuptoni pse disa kombe kanë prosperitet dhe të tjera jo. Është ekzaminuar procesi politik dhe janë hetuar ndryshimet mes alokimit nga qeveria dhe nga tregu. Edhe studentët e avancuar të ekonomiksit dhe biznesit do të përfitojnë nga përpjekjet tona për të sjellë një panoramë të plotë. Ju mund t'i lini përkohësisht mënjanë formulat komplekse, modelet e sofistikuara dhe matematikën teknike të profesionit dhe të përqendroheni në parimet ekonomike që ju tërhoqën fillimisht drejt ekonomiksit. | Contents note: | Dymbëdhjetë elementet kryesore të ekonomiksit; Shtatë burimet kryesore të progresit ekonomik; Dhjetë elementet kryesore të mendimit ekonomik rreth rolit të qeverisë; Dymbëdhjetë elementet kryesore të administrimit praktik të financave; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22407 |
|  |