Abstract: | ABSTRAKT
Të drejtat e njeriut në përgjithësi janë të drejtat themelore që cdo kush i gëzon nga çasti kur ai lind dhe jo vetëm. Me theks të veçantë marrëdhëniet ndëretnike janë një fenomen shum fragjil në Evropën juglindore më saktësisht në Ballkan dhe në trojet e ish Jugoslavisë. Problemi dhe fenomeni i mospërfilljes dhe mosrespektimit të së drejtave dhe lirive të njeriut në disa vende të rruzullit toksorë e poashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një problematikë dhe një çështje komplekse e theksuar për të gjithë qytetarët si shoqëri në përgjithësi, e me theks të veçantë për organizatat joqeveritare në bashkëpunim me institucionet shtetërore në raujtjen avansimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë. Çdo person e qytetarë, duhet t’i gëzoj të drejtat themelore duke u thirur në kushtetutë dhe norma zakonore-ligjore të shtetit ku jeton dhe Konventave ndërkombëtare dhe në nga çdo aspekt nuk mund të bëhet ndasi në bazë të ndonjë kriteriumi siç janë: kriteriumi përkatësisë fetare, gjinisë, ngjyrës së lëkurës, moshës, preajrdhjes së tij familjare, punën që ushtron, etnitetit e kështu me rradhë. Ata janë të gjithë të barabartë para ligjit para organeve dhe institucioneve shtetërore. Duke u nisur nga këndvështrimi kronologjik e historik që nga Lufta e parë botërore por edhe më herët, për fat të keq kjo problematikë e hasim në përditshmëri edhe tani në ditët e sodit, ndonjë vend e hasim më shumë ndonjë vend ndoshta më pak, dhe ende nuk kemi mjete të përsosura për aplikimin, përparimin dhe ngadalësimin e kësaj problematike famëkeqe që haset dhe është prezent në mesin tonë më të ngushtë, konkretisht në Republikën e Maqedonisë së veriut. Menjanimi i institucioneve shtetërore në republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe sjellja mospërfillëse e institucioneve të shtetit në raste të theksuara në fushën e lirive dhe të drejtave njerzore si dhe marrëdhënieve ndëretnike, në mënyrë imperative paraqet lëvizshmëri më pak efikase të Organizatave Ndërkombëtare në sferën e mbrojtjes të lirive dhe të drejtave të njeriut. Tema fokusohet kryesisht në rolin e OJQ-ve në harmonizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ish Republika federative e Jugosllavisë e në veçanti në dekadën e fundit. Kjo temë përpunon konkretisht projekte dhe tentativat e tyre për aplikimin efikas në përditshmëri dhe duke u munduar që t’i përfundojmë njëherë e përgjithmonë ``pabarazitë`` në mes dy etnikumeve më të mëdha në RM së Veriut, në mes maqedonasve dhe shqipëtarëve. Pas pavarësisë, kushtetuta e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vend që t’a përmirësojë atë, në fakt ka ulur akoma më shumë pozitën e shqiptarëve dhe pakicave të tjera që jetojnë në vend. Mospërmbushja e kërkesave thelbësore të shqiptarëve, çoi në një konflikt të armatosur në vitin 2001 i cili konflikt u rrumbullakos me Marëveshjen kornizë të Ohrit. Marrëveshja e Ohrit, përveç përfundimit të konfliktit të armatosur, ka parashikuar edhe një sërë masash legjislative dhe politike për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve duke garantuar barazi në mbrojtjen e pakicave. Megjithatë, 21 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni ende mbeten të rënduara nga paragjykimet dhe stereotipet kundrejt bashkëpunimit dhe prosperitetit reciprok. Qëllimi kryesor i punimit është të analizojë gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet maqedonasve etnikë dhe shqiptarëve etnikë. Punimi gjithashtu ofron një analizë të faktorëve kryesorë që kontribuojnë në tensionet ndëretnike në vend dhe hulumton skenarë të mundshëm në të ardhmen. Punimi arrin në përfundimin se në Maqedoni, Kosov por jo edhe në Shqipëri është shumë më e rëndësishme për kaulitetin ndërmjet marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu ofron disa arsye për të mbështetur një tezë të tillë. Prandaj, marrëdhëniet e përgjithshme ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni varen shumë nga marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës dhe anasjelltas. Pavarësisht tensioneve dhe problemeve të fundit, demokratizimi procesi në Republikën e Maqedonisë ka sjellë disa relaksime në vend në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike. Pjesëtarët e nacionaliteteve në Maqedoni gëzojnë mbrojtje të identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar dhe janë të përfaqësuar në institucionet e sistemit. Modeli themeluar për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Maqedoni është i bazuar në një ndjenjë reciproke të rrënjosur thellë historikisht mirëkuptimi dhe toleranca në kujtesën kolektive të njerëzit, si dhe në standardet e së drejtës ndërkombëtare dhe praktikë në këtë fushë. Ky artikull diskuton marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, me një fokus i veçantë në popullsinë shqiptare. Ajo gjurmon ligjërisht dhe zhvillimet politike gjatë dekadës së fundit dhe kërkon për të identifikuar arsyet e dhunës së fundit në Maqedoni. Fjalët kyçe: Organizatat ndërkombëtare, OJQ të drejtat e njeriut, liritë, mbrojtja, Maqedonia e Veriut, marrëdhëniet ndëretnike, maqedon, shqipëtarë, organe shtetërore, institucione. |