Abstract: | Folklori paraqet pasurinë e përgjithshme të kulturës së një populli, i cili brez pas brezi diti t'i ruaj traditat, zakonet, doket dhe t'ua përcjell brezave të rinj. Me të drejtë thuhet se “fshati është rojtari i zakoneve të vjetra popullore”, mirëpo, në kushtet e reja të jetesës, sidomos me procesin e globalizimit dhe mënyrës së re të të jetuarit, jemi në prag të zhdukjes së këtij thesari popullor. Po na zhduken shumë gojëdhëna dhe krijime tjera të lirikës dhe prozës popullore. Së bashku me këta, dita-ditës po na zhduken edhe lloje të ndryshme të manifestimeve, zakoneve e traditave popullore të cilat ishin pasqyrë e vërtetë e një kohe të caktuar dhe një shkallë të villimit shoqëror. Jo kot thuhet se me vdekjen e një plaku, vdes edhe një plesë e kulturë popullore. Ky material kaq voluminoz, me mbi 500 faqe, vjen si rezultat i një pune palodhshme, gati 40 vjeçare. Për folklorin kam filluar të interesohem që nxënës në gjimnazin "Zef Lush Marku", kam vazhduar gjatë studimeve të ciklit të parë dhe të dytë, sidomos gjatë kohës kur isha mësues në fshat e njëkohësisht edhe në studime në master, duke vazhduar deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë kisha mundësi të merrem me hulumtime empirike në terren. Si rezultat i kësaj, pjesën më të madhe e mblodha vetë, një pjesë materialit e mblodhëm së bashku me studentët e kësj ane : Emir Zeqiri (nga Presilla), Ersan Alimi (nga Jakrenova), Bilen Huseini (nga Zhitoshja), Amir Useini (nga Manastiri), Axhije Saliu nga Zhitoshja e tjerë. |