Title : | Organizimi, menaxhimi dhe funksionimi i medresesë në RMV : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Kurtali Kurtishi, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2022 | Pagination: | 73 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Procesi arsimorë në Republikën e Maqedonisë se Veriut është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm. Një shkollë që funksion mirë, pa marrë parasysh publike apo private, është thelbësore për krijimin e kuadrove të ndryshme, dhe për krijimin e reformave të nevojshme strukturore për rritjen e inteligjencës në mesin e shoqërisë. Arsimimi i mirë ndikon në edukimin e gjeneratave, i edukon ata të jenë të sjellshëm në shumë fusha të jetës dhe të jenë të ndërgjegjshëm ndaj obligimeve me të cilat do të ballafaqohen gjatë jetës. Kjo është një sfidë e njohur e shumë vendeve që synojnë mirëqenien e tyre si shtet. Sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut, medresetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm, veçanërisht në vendet e banuara me mysliman. Prej medreseve më të njohura dhe më të dalluara në Maqedoninë e Veriut është medreseja “Isa Beu”, e cila është vatra nëpër të cilën kaluan shumë teolog musliman para se të vazhdonin studimet e tyre brenda dhe jashtë vendit. Kjo medrese përveç se edukoi shumë gjenerata të gjinisë mashkullore, ajo nuk e la pas dore gjininë femërore. Në Republikën e Maqedonisë Veriore medreseja “Isa Beu” posedon tre paralele të gjinisë femërore, të cilat edukojnë një numër të madh të nxënëseve. Kjo shkollë e mesme islame, e cila njihet si Shkolla e Mesme Islame “Isa Beu” – Shkup, në kurrikulën e saj përveç lëndëve fetare, ajo posedon edhe lëndë të shkencave natyrore dhe shoqërore, të cilat mësohet në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse kjo shkollë plotëson të gjitha kriteret e një shkolle të mesme, ministria e arsimit akoma heziton për akreditimin e kësaj shkolle pa mos dhënë ndonjë arsye konkrete. Kjo medrese ka mbijetuar nga donatorët musliman të cilët gjithmonë i kanë dalur në ndihmë dhe vazhdojnë ta ndihmojnë, pasi burimi i vetëm financiar i kësaj shkolle vjen nga vetë popullata myslimane që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Medreseja “Isa Beu” e ka prioritet akreditimin e saj, edhe pse është një shkollë mirë e organizuar, por diplomat e kësaj shkolle akoma nuk njihet nga universitet shtetërorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Është për tu habitur, diplomat e kësaj shkolle të mesme njihen në shumë shtete si: Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, etj., por nuk njihen në shtetin ku graviton kjo shkollë. Medreseja “Isa Beu” përveç pjesëmarrjes nëpër gara ndërkombëtare, njihet edhe për nxjerrjen e kuadrove të dalluar, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në fushën teologjike, por edhe në fusha të ndryshme si në politikë, arsim, etj. Duke njohur sfidat me të cilat përballet ky vend, Bashkësia Fetare Islame forcon mbështetjen e saj për mbrojtjen dhe përkrahjen e medresesë në të gjitha këndvështrimet. Bashkësia Fetare Islame synon të shfrytëzojë maksimalisht mekanizmat dhe forumet ekzistuese për të çuar përpara akreditimin e medresesë, qoftë përmes negociatave direkte me ministrinë e arsimit apo edhe nëpërmjet partive politike të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe kanë ndikim në ministrinë e arsimit. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_130330.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22043 |
|