Abstract: | Si çdo gjuhë në botë që ka rregullat e veta në drejtëshkrim apo elemente të tjera, ashtu edhe gjuha jonë u nënshtrohet rregullave me të cilat shqipja hyn në familjen e gjuhëve botërore. Ajo, përmes diksionit dhe intonacionit hyn në radhën e gjuhëve më të zhvilluara në Europë. Shenjat e pikësimit janë " nuanca " që tregojnë fjalë me kuptim në fjali dhe periudha. Duke i përdorur shenjat e pikësimit arrijmë t'i dallojmë llojet e fjalive sipas kuptimit shprehës të tyre, si ato; dëftore, dëshirore, pyetësore, urdhërore, lidhore dhe habitore. Pa shenjat e pikësimit do të hasnim në vështirësi, e mos të flasim për ata që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhë amtare. |