Abstract: | Abstrakt
Shtetet të cilat, përkundër që plotësojnë kriteret e shtetësisë sipas Konventës së Montevideos por që nuk janë pjesë përbërëse e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe hasin në kundërshti për t’u pranuar nga një anëtar i Këshillit të Sigurimit (KS) të KB-së, tentojnë në ngritjen e raporteve në politikën e tyre të jashtme duke marrë njohje dhe krijim të marrëdhënieve diplomatike bilaterale por edhe kontakte joformale apo të formave të veçanta me shtete nga të cilat nuk kanë marrë njohjen e plotë. E njëjta vlen edhe për organizata ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë të përhershme dhe të pandryshueshme, fluiditeti gjeopolitik dhe kompleksiteti shumëdimensional i marrëdhënieve ndërkombëtare ndikon edhe në miqësinë apo armiqësinë mes shteteve. Intensifikimi i zhvillimeve në marrëdhënie ndërkombëtare si rezultat i globalizmit dhe zhvillimit teknologjik ka bërë që shumë nocione të bëhen më komplekse, duke u shndërruar në sfidë për teorinë dhe praktikën ndërkombëtare. Përkundër asaj që mund të aludohet që këto shtete me njohje të kufizuar përbëjnë një grup, në fakt dallimet mes tyre janë tepër të mëdha dhe gjithsecila ka veçantitë e saja të brendshme dhe në raport me mjedisin ndërkombëtar. Kosova është rast i veçantë (sui generis) në marrëdhënie ndërkombëtare. Të qenurit pjesë e ish-Jugosllavisë me një status brenda Kushtetutës së vitit 1974, dhe me pavarësi të shpallur të rrjedhur pas një procesi ndërkombëtar, po edhe me një ndërhyrje ushtarake humanitare ndërkombëtare në një shtet sovran, paraqet rast me vlerë studimi dhe diskutimi. Kjo në këtë trajtesë bëhet me ndërthurje të një numër të metodave shkencore, përfshirë intervistën. Me anë të trajtimit të kësaj teme, synohet të jepet si rezultat një pasqyrë se si Kosova, si një shtet sipas elementeve të shtetësisë në të drejtën ndërkombëtare, por i kontestuar nga një numër i subjekteve të tjera të së drejtës ndërkombëtare, e ka të realizuar politikën e jashtme, marrëdhëniet e saj pikërisht në raport me subjektet nga të cilat kontestohet. Punimi ka për synim të tregon se edhe përkundër pengesave objektive që has një shtet në politikën e jashtme, ka mundësi dhe modalitete për të arritur rezultate pozitive. Fjalët kyçe: Politikë e jashtme, Kosovë, njohje, organizatë ndërkombëtare, subjekte ndërkombëtare
Abstract
States which, despite meeting the criteria of citizenship under Montevideo Convention but are not integral part of the United Nations, facing opposition to being accepted by a member of UN Security Council, tend to establish foreign policy relations receiving recognition and establishing bilateral diplomatic relations but also informal contacts or special forms with states that do not fully recognize them. The same applies to international organizations. International relations are not static, the geopolitical flow (course) and multidimensional complexity of International Relations also affects friendship or enmity between states. The intensification of developments in international relations as a result of globalization and technological development has made many notions more complex, making them a challenge in international theory and practice. Despite the fact that it can be alluded that these countries with limited recognition constitute a group, in fact the differences between them are very large and each state is internally unique also in relation to the international environment. In that regard, Kosovo is a special case (sui generis) considering international relations. Being a part of former Yugoslavia with an status under the 1974 Constitution, and with declared independence deriving from an international process, as well as by an international military-humanitarian intervention in a sovereign state, is considered to be a case for study and discussion. In this study, this is done by combining a number of scientific methods, including the interview. By addressing this topic, the aim is to provide as a result an overview of how Kosovo as a state according to elements of statehood in international law, but contested by a number of other subjects of international law, realizes its foreign policy, precisely its relations with the subjects from which it is contested. Through this, it aims to show and offer that despite the objective obstacles that a state faces in foreign policy, there are opportunities and modalities to achieve positive results Keywords: Foreign policy, Kosovo, recognitions, international organizations, international subjects |