Title : | Konflikti administrativ dhe gjyqësia administrative, rasti : RMV : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Muamed Bexheti, Dissertant ; Zemri Elezi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL | Publication Date: | 2022 | Pagination: | 73 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Abstrakti
Mbrojtja administrative gjyqësore nuk do të realizonte esencën e saj, poqëse ajo nuk do të realizohej në mënyrë efikase dhe efektive. Efikasitetin e parashofim nëpërmjet obligueshmërisë së aktgjykimeve gjyqësore ndaj paditësit, të paditurit, palëve të interesuara dhe gjykatës.Ajo do të thotë se organet publike janë të obliguara të veprojnë sipas udhëzimeve të cekura në aktëgjykime dhë të njëjtat t’i kryejnë në afatin e paraparë ligjor, respektivisht në pajtueshmëri me Ligjin për konfliktet administrative, e që është 30 ditë.Por, në punën praktike të Gjykatës administrative jo rrallëherë ndodh që organet publike mos e zbatojnë aktëgjykimin që shihet në Raportet vjetore të punës së Gjykatës administrative. Si rrjedhojë , lëndë e analizimit në punimë do të jenë dispozitat juridike që e rregullojnë këtë problematikë. Poashtu theks i veçantë do t’ju kushtohet edhe Rekomandimeve të Komitetit të Ministrave, i cili i përkushtohet sidomos zbatueshmërisë së vendimeve administrative dhe gjyqësore nga lëmia e së drejtës administrative. Theks i veçantë në këtë hulumtim ka të bëj me çështjet në vijim, edhe atë: kur një aktgjykim bëhet i ekzekutueshëm; kush janë të drejtat dhe obligimet e palëve; në bazë të cilave dispozita bëhet ekzekutimi dhe cilat janë sanksionet për mosekzekutimin e aktgjykimeve. Njëkohësisht në punimë analizohet edhe eksperienca e deritanishme e punës së Gjykatës administrative në aspektin e zbatimit të aktëgjykimeve, e tëra me qëllim që të zbulohen anomalitë e regullimit të deritanishëm të kësaj çështjeje, të cilat parasëgjithash u tejkaluan me aplikimin e nenit 53 të Ligjit për konfliktet administrative të vitit 2006. Njëri nga qëllimet e hulumtimit është edhe ndikimi në risitë të cilat parashifen me Ligjin për konfliktet administrative të viti 2019, të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e shqiptimit të dënimit me të holla të personave të autorizuar, gjegjësisht përgjegjës në organet publike të cilët nuk do t’i zbatojnë në kohë aktgjykimet. Përsëri ngelet enigmë se a thua kjo dispozitë do të ndikoje në ngritjen e vetëdijes tek organet publike për rëndësinë dhe rolin e efikasitetit dhe efektivitetit të mbrojtjes juridike dhe respektimin e vendimeve gjyqësore. Për t’a realizuar qëllimin e parashtruar në punim do të bëjmë analiza nga intervistat me subjekte dhe persona kompetent dhe analizat e të dhënave statistikore të Gjykatës administrative dhe do t’i shfrytëzojmë dispozitat pozitive dhe metodat komparative dhe cilësore. Fjalë kyqe: konflikti administrativ, aktëgjykime, ekzekutim, vendime gjyqësor. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_127402.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22008 |
|