Title : | Komedia hyjnore | Other title : | La divina Commedia | Material Type: | printed text | Authors: | Dante Alighieri, Author ; Pashko Gjeçi, Translator | Publisher: | Prishtinë : Rilindja | Publication Date: | 1981 | Series: | Orfeu | Pagination: | 762 p. | Size: | 21 cm | General note: | Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Latin (lat) | Descriptors: | Illumination of books and manuscripts, Italian
| Class number: | 851.1 | Abstract: | Shekujt janë të pamëshirshëm, por të drejtë: hedhin në pluhunin e harresës si leckë të panevojëshme çdo gja që vjetërohet dhe ruejnë si gur të çmueshëm çdo gja që ndryn në vetvehte rininë e përjetëshme. Kë'shtu edhe në atë artin e fjalës së bukur e të zemrës së zjarrtë, që na e quejmë poezi. Ka poezi, ku çdo varg flet për rrahjen e një zemre të madhe e fisnike. Ka poezi që dëshmon për një epokë të tanë, që asht zani i një epoke drejtue të gjitha kohëve. Ka poezi ku lexuesi gjen gjithëmonë diçka nga vehtja e tij, ku ai gjen ushqim gjallnues, që e ban të fortë e të patundun si malet, të gjanë e të thellë si deti, të lirë e të lehtë si ajri, mik të së vërtetës, flamurtar të përparimit, shok e vëlla me njerë-zit që jetuen gjatë shekujve dhe me bresat që do të vijnë për ta pastrue përherë e ma shum këtë botë nga çdo gja e keqe dhe e errët, për të arritë në atë idealin e naltë e të ndritëshëm të një jete të begatëshme, të një bote të drejtë e të lirë me punë e lule e kangë e poezi dhe që na, parti-zanët e ideve marksiste, e quejmë komunizëm. Një poezi të tillë krijoi poeti gjenial Dante Aligieri. Kushdo në botë, që ka lexue sadopak nga vargjet e pa-vdekëshme të Dantes, e ka ngulitë njëherë e përgjithmonë në zemrën dhe mendjen e tij këtë emën, asht pushtue nga deshira me mësue diçka përmendësh prej poezisë së tij, sepse asht prekë e mallëngjye nga historija e Françeskës me Paolin, të bashkuem edhe n'amshim nga dashunija, ka shikue me tmer e ka ndjekë me dhimbje ngjarjen e ngje-thëshme të kontit Ugolin, që urrejtja e pakufi e ka vu mbi rrashtën e tradhëtarit kryepiskop Ruxherit, apo ka ulë kokën padashë para figurës krenare e të papërkulun të Farinatës atje mbi gropën e zjarrtë. | Contents note: | Ferri; Purgatori; Parajsa; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21955 |
|