Abstract: | Kush ma ka lëvizur djathin?" është një alegori e thjeshtë që zbulon të vërteta të thella. Është një rrëfim i çuditshëm dhe i ftilluar mbi katër personazhe që jetojnë në një labirint dhe kërkojnë "djath" për t'u ushqyer e për të qenë të lumtur. Dy janë minj, quhen Nuhatës dhe Turrës. Dy janë liliputë, që kanë madhësinë e minjve, por që duken e veprojnë pothuajse si njerëzit. Emrat e tyre janë Ngurrues dhe Zukatës. "Djathi" është një metaforë e asaj që ju doni të keni nga jeta, një punë të mirë, një lidhje të këndshme, para, pushtet, shëndet apo qetësi shpirtërore. Dhe "labirinti" është vendi ku ju kërkoni atë që doni të arrini, vendi i punës, familja apo komuniteti ku jetoni. Një rrëfim ku personazhet përballen me një ndryshim të papritur. Përfundimisht, njëri prej tyre ia del për mrekulli dhe shkruan në muret e labirintit atë që kishte mësuar nga kjo përvojë. Kur t'i shikoni shkrimet e murit, do ta zbuloni për veten tuaj se si ta përballoni ndryshimin, kështu që do të keni më pak stres dhe më shumë sukses në punë dhe në jetë. |