Abstract: | Motet e kohës më kanë mësuar që, që nga fëmijëria të ruaj dhe ta ushqej një ndjenjë, e cila vazhdimisht ka vepruar dhe vepron si shtytje në shpirtin ose më mirë të them në ndjenjat e mia dhe, mendimet, të cilat kërkojnë forma të harmonizuara me të vetmin qëllim : si të edukoj dhe mësoj të tjerët : si të bëhem mësuese. Ëndërr e cila më u realizua duke më u dhanë mundësi, që të mësoj, studioj dhe t'i konkretizoj normat dhe parimet e parapara nga institucionet përkatëse, por, edhe një rastësi e jetës sikur më mësoi edhe më shumë se ajo që e mësova gjatë studimeve. Po, ishte rastësi, që ta ndjek nga afër, se si duket një shkollë në botën e perëndimit, si zhvillohet mësimi, edukimi dhe edukimi i nxënies - shprehive për të nxënë. Dhe, sa herë që i rikujtoja ditët e ikura, kur unë isha nxënëse dhe studente, thosha : a është e mundur O ' Zot ? ! |