Title : | Sfidat e etikës menaxheriale dhe përgjegjësisë shoqërore në kompanitë e Maqedonisë : studime të Doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Gjilnaipe Bexheti, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 288 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKT
Koncepti i etikës së biznesit dhe përgjegjësisë shoqërore në Botën Perëndimore është zhvilluar që nga vitet 1950. Megjithatë për shumë vende në zhvillim ky koncept akoma është iri. Dy dekadat e fundit kanë dëshmuar për një ndryshim të shquar për mënyrën e zhvillimit dhe operimit të biznesit. Ata janë më të vetëdijshëm se kërkimi i rritjes financiare gjithmonë nuk do të çojë në përparimin e kompanisë, dhe shpesh është i dëmshëm për mjedisin, duke rezultuar në vendet e punës jo të shëndetshme, ekspozimi ndaj substancave toksike dhe çështje të tjera të ngjashme. Menaxherët shpesh janë kritikuar për shkak se kanë pasur mendime të njëjta në lidhje me maksimizimin e vlerës. Radha e ngjarjeve u ka bërë presion firmave për të bërë përpjekje serioze në një gamë të gjerë të aktiviteteve, lidhur me etikën e biznesit dhe përgjegjësisë shoqërore të kompanisë. Si rezultat, përgjegjësia shoqërore e korporatave dhe etika e biznesit janë shfaqur si dukuri që mund të shtohet në performancën fmanciare të një kompanie dhe sugjeron se vendimmarrësit e korporatave duhet të kujdesen për një varg të çështjeve sociale dhe mjedisore, me qëllim të rritjes së fitimit financiar afatgjatë. Çdo firmë ndryshon në mënyrën sesi e zbaton etikën e biznesit dhe përgjegjësinë shoqërore të kompanisë, varësisht nga praktikat strategjike të biznesit të saj, varësisht nga madhësia e biznesit, industrisë ku ajo bën pjesë, kërkesave të palëve të interesuara, hulumtimit dhe zhvillimit të kushteve të tregut të punës. Njëra anë e medaljes konfirmon përfitimet e organizatës për reputacion të mirë, ndërsa ana tjetër tregon se shpenzimet e një organizate gjatë respektimit të standardeve etike do të përkthehet në çmime më të larta të produkteve dhe profitabilitetit të ulët. Edhe pas një hulumtim të thellë të marrëdhënieve midis të përgjegjësisë shoqërore të kompanisë dhe performancës së kompanisë, evidenca empirike deri më sot është disi kontradiktore. Studiues të ndryshëm kanë zgjeruar këtë koncept në biznes dhe në botën kërkimore duke pasur parasysh ngritjen e parimeve, standardeve dhe kornizave të ndryshme në përgjegjësinë shoqërore të kompanive. Praktika e koncepteve dhe parimeve të saj është e ngjashme në të dy ekonomitë botërore, ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, por,....
| Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21789 |
|