Title : | Dënimet plotësuese në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPK), me theks të veçantë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë - Dega Skënderaj për periudhën 2009-2013 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Veton Aruqaj, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2017 | Pagination: | 52 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore kanë bërë që format dhe mënyrat e luftimit të kriminalitetit të ndryshojnë gjithashtu. Gjithnjë e më tepër po tentohet që format e ndëshkimit të orientohen ndaj reagimit sa më human në raport me personin i cili me veprimet e tij ka rënë në kundërshtim me normat juridiko-penale. Masat të cilat gjykata i shqipton ndaj kryersëve të veprave penale dhe të cilat kanë për qëllim luftimin e krimit, quhen sanksione penale. Me anë të këtyre masave ndëshkimore kufizohen disa të drejta. Në kuadër të këtyre sanksioneve penale bëjnë pjesë: dënimet kryesore , dënimet plotësuese, dënimet alternative dhe vërejtja gjyqësore. Dënimet plotësuese janë lloje të veçanta të sanksioneve penale, të cilat i shqipton gjykata kryërsve të krimeve, bashkë me dënimin kryesor, dhe që kanë për qëllim marrjen ose kufizimin e disa të drejtave për një kohë të caktuar. Zhvillimi i këtyre sanksioneve do të ndikonte dukshëm në luftimin e krimit. Në grupin e dënimeve plotësuese hyjnë: heqja e së drejtës për t'u zgjedhur, ndalimi i ushtrimit të profesionit, urdhëri për kompenzimin e dëmit, ndalimi për të drejtuar automjetin, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, marrja e patentë-shoferit, konfiskimi, dëbimi i të huajit nga territori i Kosovës. Dënimet plotësuese ndërmerren ndaj kryersëve të veprave penale që tregojnë rrezikshmëri për shoqërinë dhe shqiptohen krahas dënimit kryesore ose alternative.
Të gjitha këto dënime plotësuese do të trajtohen më hollësisht, duke i kushtuar rëndësi të vaçantë rasteve në Gjykatën Themelore Mitrovicë-Dega Skënderaj për periudhën 2009-2013. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21620 |
|