Title : | Rritja e bizneseve përmes inovacionit në Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Arian Zeka, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2017 | Pagination: | 87 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | PERMBLEDHJA EKZEKUTIVE
Pavarësisht nëse referohet si proces i prezantimit të metodave dhe ideve të reja ose nëse referohet edhe më thjeshtë si të menduarit ose të vepruarit ndryshe, ose edhe me definicione më të komplikuara teorike të teoricientëve të njohur si Drucker e Tucker, inovacioni në mënyrë të përmbledhur nënkupton zhvillimin e produkteve e shërbimeve, a proceseve të reja të punës. Pikërisht me përkufizimin e inovacionit fillon edhe kapitulli i dytë i rishikimit të literaturës. Përkufizimet pasojnë më tej me një analizë të përgjithshme që hedh dritë mbi ndërlidhjen që ka rritja e bizneseve me investimet në inovacion, përkatësisht në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja ose të përmirësuara. Përveq shembujve konkret të kompanive të njohura globale të cilat përmes rritjes së aktiviteteve të hulumtimit dhe zhvillimit kanë gjeneruar norma më të larta të kthimit për investitorët e tyre, kjo pjesë flet edhe për fillet e inovacionit. Në këtë pjesë, në mënyrë të përmbledhur përmenden kalimthi edhe shembujt e disa kompanive kosovare si "Solaborate" dhe "Formon" të cilat me inovacione kanë arritur të rrisin bizneset e tyre jo vetëm brenda kufijve gjeografikë të Kosovës, por edhe jashtë saj dhe ta vënë atë në hartën e shteteve që janë prodhuese të teknologjisë. Kapitulli i dytë vazhdon me një analizë të inovacionit në kontinentin e Evropës, raportit zyrtar të Komisionit Evropian që mat performancën e shteteve evropiane në fushën e inovacionit, duke treguar për ndryshimet në renditje, por edhe masat që shtetet kanë ndërmarrë për t'u shquar nga shtetet e tjera anëtare. Vlerësimi i inovacionit evropian pasqyron edhe performancën e shteteve joanëtare të Bashkimit Evropian, por fatkeqësisht jo të Kosovës, edhe pse përfshirja e Kosovës në këtë renditje do të mundësonte një krahasim më të mirë. Një pjesë e veçantë e kapitullit të dytë i kushtohet rolit të rëndësishëm që kanë industritë kreative në nxitjen e inovacionit në Evropë. Do të përmenden të gjeturat e raportit "Krijo, Inovo, Rritu" të Aleancës Evropiane të Industrive Kreative, ku mes tjerash rekomandohet stimulimi i inovacionit dhe rritjes përmes bashkëpunimit të shtuar ndërkulturor. Pjesa e fundit e kapitullit të dytë flet për inovacionin në Kosovë, duke nisur me një profil ekonomik dhe social të Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimet në periudhën e pasçlirimit dhe pas shpalljes së pavarësisë. Kjo pjesë flet për sfidat me të cilat përballet Kosova në aspekt të zhvillimit ekonomik, por edhe me aspektet më pozitive siç është rritja nnë e lartë në mesin e shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit. Më tej Kosova analizohet në aspekt të përpjekjeve dhe sfidave të saj për të | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21598 |
|