Title : | Format dhe shkaqet e kriminialitetit ekonomik në Kosovë për periudhën 2008-2011 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Arsim Dragaj, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2013 | Pagination: | 82 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJA
Çështja, të cilën do ta trajtojmë në këtë punim diplome për studime master, është kriminaliteti ekonomik dhe veçoritë e tij. Kriminalitetin ekonomik, si temë bosht, do ta analizojmë në disa aspekte. Në këtë punim të diplomës së masterit do të trajtohet kriminaliteti ekonomik, i cili në kodin penal të Kosovës është përcaktuar si vepër penale kundër ekonomisë. Në vazhdim e sipër do të analizohen disa nga veprat penale kundër ekonomisë së bashku me karakteristikat e tyre të përgjithshme e të veçanta dhe, po ashtu, do të trajtohen edhe dënimet e parapara për këto vepra penale. Veçmas do të trajtohen faktorët dhe shkaqet që ndikojnë në paraqitjen e këtij kriminaliteti. Kriminaliteti ekonomik ka efekt degradues në sistemin dhe rregullimin shoqëror, bashkëkohortë shtetit. Ky lloj kriminaliteti, si i tillë, paraqet kërcënim për stabilitetin e Kosovës, si edhe për stabilitetin ndërkombëtar, prandaj kufijtë e shtrirjes së kriminalitetit ekonomik, mund të themi, nuk janë kufijtë shtetërorë të një vendi. Në Kosovë kriminaliteti ekonomik vazhdon të jetë një fenomen mjaft i pranishem dhe shumë negativ që po perpiqet t'ia zë frymën zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës. Dëmi që vjen si pasojë e kriminalitetit ekonomik, është shumë më i madhe se çdo shpenzim i bërë për luftimin dhë parandalimin e këtij fenomeni. Kriminaliteti ekonomik paraqet dukuri të rrezikshme për shoqërinë, pasi që ky lloj kriminaliteti atakon sistemin ekonomik dhe marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të vendit. Ky punim ka për qëllim që të na vetëdijësojë për ekzistimin, pranishmërinë dhe llojet e këtyre dukurive të kriminalitetit ekonomik, të cilat e atakojnë dhe dëmtojnë sistemin ekonomik, marrëdhëniet ekonomike etj., si dhe të sugjerojë metodat dhe mënyrat më të përshtatshme përparandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.
Mjafton të përmendim faktin se niveli i lartë i krimit ekonomik brenda një vendi ndikon drejtpërdrejt edhe në kredibilitetin e institucioneve shtetërore të një vendi përballë qytetarëve të vet. Niveli i lartë i kriminalitetit ekonomik në një shtet dëmton edhe imazhin ndërkombëtar të atij shteti. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21553 |
|