Abstract: | ABSTRAKTI
Sot, Bashkimi Evropian është organizata më e aspiruar e shteteve në kontinentin e Evropës. por njëkohësisht përcakton kritere të qarta për pranimin e anëtarëve të rinj. BE ka rëndësinë e veçantë edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, përkrahjen ekonomike që ua dedikon vendeve të treta, veçanërisht shteteve kandidat për anëtarësim që akoma ballafaqohen me probleme të tranzicionit. Ndihma e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka qenë e përshtatur si një nevojë politike. Tani, vëmendja është e zhvendosur nga rindërtimi i infrastrukturës dhe nxitjes së pajtimit, drejt zhvillimit të institucioneve qeveritare dhe Legjislacionit, përafrimit gradual me normat evropiane, eventualisht edhe harmonizimin me acquis-in e BE-së.
Mbështetja fmanciare është e drejtuar për mëkëmbjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe medieve, si dhe tregu i lirë ekonomik. Në tërësi, ndihma ofrohet të kontribuoj në rifitimin e një ekonomie të qëndrueshme, dhe të nxit zhvillimin social dhe reformat strukturore. Në këtë drejtim në brendinë e punimit analizohen aktivitetet e BE-së si dhe mundësia e Maqedonisë për shfrytëzimin e instrumenteve fmanciare.
|