Title : | Organizimi dhe funksionimi i Komunës së Zhelinës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Senad Kamberi, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2013 | Pagination: | 82 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKT
Qeverisja lokale, padyshim është kategori e së drejtës kushtetuese dhe e sistemit politik, që nënkupton të drejtën e qytetarëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të mëvetësishme të vendosin çështjet me interes për njësinë e vet territoriale. E drejta e qytetarëve shtrihet në zgjedhjen dhe kontrollin e institucioneve të veta lokale, organet lokale gëzojnë kompetencat e veta, marrëdhëniet e institucioneve të qeverisjes lokale me pushtetin qendror karakterizohen me kontrollin e tij të ligjshmërisë së punës së institucioneve lokale, njësitë e vetëqeverisjes lokale disponojnë me mjetet e veta dhe të drejtën e destinimit të tyre. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e vitit 1991, vetëqeverisjen lokale e përcakton si një ndër vlerat themelore të rendit kushtetues. Ajo sanksionoi principet themelore të organizimit dhe të funksionimit të vetëqeverisjes lokale. U përcaktua dhe u garantua e drejta e qytetarëve për vetëqeverisjen lokale. Kushtetuta përcaktoi raportin e organeve të vetëqeverisjes lokale me organet e pushtetit qendror, përcaktoi vetëqeverisjen lokalenjëshkallëshe dhe si njësi të vetëqeverisjes lokale identifikoi komunën. Përjashtim bëri Qyteti i Shkupit, organizimi i të cilit u rregullua me ligj të veçantë. Me Kushtetutë u përcaktua themelimi i administratës vendore në kuadër të komunave, u rregullua e drejta për pjesëmarrjen direkt të qytetarëve përmes referendumit dhe formave të tjera të vendosjes, si dhepërmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në organet e njësive të vetëqeverisjes lokale. Kushtetuta caktoi principet themelore, ndërsa Ligji për Vetëqeverisjen Lokale i vitit 1995, e bën zbërthimin e tyre të detajuar. Pas përkrahjes së propozimit nga Qeveria e Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në muajin tetor të vitit 1996 e ligjësoi ndarjen territoriale të Republikës. Sipas kësaj ndarje, u formuan 123 komuna, në mesin e tyre edhe Komuna e Zhelinës. Nga kjo ndarje nuk pati shumë sukses dhe në vitin 2004, kemi ndryshim dhe plotësim të ligjit. Me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjen territoriale, nga viti 2004 Republika e Maqedonisë përbëhet nga 84 njësi të vetëqeverisjes lokale (komuna) dhe Qyteti i Shkupit si njësi e veçantë. Me ligjin mbi ndarjen territoriale të vitit 2004 në këtë ndarje të re ekziston edhe Komuna e Zhelinës. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21493 |
|