Abstract: | ABSTRAKT
Ballkani njihej si një territor jostabil i karakterizuar me luftëra të ndryshme luftërat ndëretnike. Ballkani Perëndimor është përceptuar si një rajon i shteteve të dobëta që ende ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.Në dekadën e fundit të gjitha vendet e rajonit kanë përjetuar një periudhë tranzicioni dhe konflikte ndëretnike me një rënie të standardit të jetesës dhe një ngadalësim në rritjen ekonomike, përkeqësim të maiTëdhënieve ndëretnike, ndërsa mungesa të politikave multikulturale ka paraqitur një pengesë për sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë në rajon. Përmirësimi i sistemit zgjedhor, përforcimi i shoqërisë civile, liria e mediumeve dhe mundësia që personat e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, përfaqësojnë komponentë të demokracisë stabile e cila është e nevojshme për sigurinë e paqes dhe prosperitetit për të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë rajon.
Ballkani përfshinë shtatë shtete: Kroacinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi si dhe Kosovën, ndërsa zhvillimi i bashkëpunimit rajonal është në interesin më të mirë të tyre, ndërsa paraqet një faktor kyç për vendosjen e stabilitetit politik. sigurisë dhe prosperitetit ekonomik. Këto vende akoma duhet të bëjnë reformat të thella politike,ekonomike,juridike dhe në fushat e tjera. Mirëpo sundimi i ligjit rradhitet ndër sfidat kryesore të këtyre vendeve,ndërkaq theksohen edhe sfida të tjera si liria e shtypit, kthimi i refugjatëve, vazhdimi iprocesit të pajtimit në Ballkan dhe bashkëpunimi rajonal. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zgjedhur të jenë pjesë e BE-së ,mirëpo obligimi i tyre është që ti intesifikojnë përpjekjet e tyre në përmbushjen e kritereve për antarësim që dalin nga Bashkimi Evropian, ndërsa me arritjen e këtij objektivi duhet të intesifikohet bashkëpunimi në suaza të instrumenteve të paraaderimit të BE-së. |