Abstract: | Gonxhe Bojaxhiu Begisholli është një poete dibrane, që ndonëse prej vitesh jeton në Haidelberg (Gjermani), vendlindjen dhe mall dashurinë për të (Dibrën) e shpreh në më të bukurat frymëzime në poezi. Para lexuesit, vjen me vëllimin e tretë “Shprushje kujtimesh” (botuar nga ShKSh “Ars Albanica, Tetovë, qershor 2019), ndërkaq është autore edhe e dy vëllimeve poetike: “Pasion ëndrre”, (poezi për të rritur), Gjilan, 2011 dhe “Lutje Nënës” (poezi për fëmijë), Prishtinë, 2012, në të cilat lexon vargje të përzgjedhura nga kujtesa e gruas – poete, të vjelura nga vlerat e traditës, dashurisë jetës dhe vlerave njerëzore. |