Title : | Puna ekipore në ngritjen e performancës së institucioneve arsimore - Rasti i institucioneve të arsimit në Kosovë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Albana Maloku, Dissertant ; Izet Zeqiri, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës së Biznesit - UEJL | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 117 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJA
Organizata mund të përkufizohet si një sistem i hapur social, në të cilin dy e më shumë njerëz bashkërisht i kryejnë aktivitetet që janë strukturuar qartë. Ata bashkëpunojnë midis tyre në bazë të marrëdhënieve të përcaktuara dhe përmes koordinimit, në bazë të kufijve të caktuar i realizojnë qëllimet individuale dhe qëllimet e organizatës. Nga ky përkufizim rrjedh se njerëzit nuk veprojnë në mënyrë të izoluar, por bashkëpunojnë me njëri tjetrin për t'i realizuar qëllimet. Ata veprojnë në grupe për t'i realizuar qëllimet e vendosura dhe për të siguruar efikasitetin e organizatës. Ekipet janë gmpe të dy a më shumë njerëzve të cilët punojnë së bashku ndikojnë tek njëri - tjetri bashkërisht e mbajnë përgjëgjësin për realizimin e qëllimeve dhe e llogarisin vetin si entitet të veçantë në suaza të organizatës. Nga ky përkufizim rrjedh se ekipet ekzistojnë me qëllim që të realizohet ndonjë detyrë. Roli i punës ekipore është një koncept i rëndësishëm për suksesin e performancës në institucionet arsimore. Një ekip është një përmbledhje e individëve të organizuar për të kryer një qëllim të përbashkët, të cilët janë të ndërvarur dhe mund të identifikohen nga vetë ata dhe vëzhguesit si një ekip. Ekipet ekzistojnë brenda një organizate të madhe dhe bashkëveprojnë me ekipet e tjera. Ekipet janë një mënyrë për organizatat për të mbledhur të dhëna nga anëtarët, dhe për të siguruar anëtarët e organizatës me një ndjenjë të përfshirjes në ndjekje të objektivave organizative. Një ekip duhet të ketë anëtarë me përvojë të ndryshme dhe aftësi , në mënyrë që ekipi të jetë efektiv. Më e rëndësishmja është se një ekip duhet të ketë një kuptim të përbashkët të misionit. Nëse flitet për një ekip në përmirësim të përkohshëm pune, ose një degë, të gjithë anëtarët duhet të ndajnë mendimin për misionin. Një ekip duhet të jetë në gjendje për të vlerësuar suksesin e punës ekipore, dhe të di se çfarë është duke u përpjekur për të kryer. Ekipi mund të ekzistoj pa nevoj të balancimit, nëse të gjithë anëtarët e ekipit kanë stile të ngjajshme të sjelljës apo roleve të ekipit. Ekipi definohet si grup i vogël njërzish me kuptime komplementare dhe shkathtesi të cilat janë kushtuar për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, për arritjen e qëllimeve afariste dhe paraqitjet e përbashkëta, për çka janë së bashku përgjegjës. Ekipet i mban bashkë lidhshmëria midis tyre, si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjelltë, me qëllim të arritjës dhe rezultateve të dëshiruara. Që të jetë ekipi i suksesshëm për një kohë më të gjatë, ai duhet të jetë i strukturuar në atë mënyrë që të mund të udhëheqë me sukses punën dhe realizimin e detyrave të veta. Rolet e anëtarëve të ekipit në bazë të një klasifikimi të pranuar janë të ndara si vijon: roli i orjentuar nga detyra, roli i mirëmbajtjës dhe roli individual. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21421 |
|