Title : | Dhuna ndaj femrave në Republikën e Maqedonisë në periudhën e viteve 2005-2010 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Arbena Arifi, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 69 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Dhuna ndaj femrave nuk është çështje që preokupon vetëm femrat, por është sfidë botërore për të drejtat dhe sigurinë e njeriut. Si një problem ndërkombëtar, ajo kërkon zgjidhje ndërkombëtare. Dhuna ndaj femrave në rendin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është e njohur si një çështje e rëndësishme. Kjo dhunë përfshin një gamë të gjerë të shkeljes së të drejtave njerëzore të femrave, duke përfshirë trafikim të grave dhe vajzave, përdhunim, abuzim me gra, abuzim seksual të femijëve dhe praktika të dëmshme kulturore dhe tradita se, gruaja është mjet reproduktiv dhe seksual. Edhe pse të dhëna të besueshme mbi rastet e dhunës ndaj femrave janë të pakta, veçanërisht për vendet në zhvillim, ka një rritje të njohurive që tregojnë se ajo është e përhapur dhe e zakonshme. Rrënjët e dhunës ndaj femrës janë të fshehura thellë në pabarazinë gjinore dhe mirëmbahen në strukturat patriarkale të pushtetit gjinor, të cilat përcaktojnë superioritetin e burrit dhe inferioritetin e femrës. Dhuna është një nga mekanizmat kryesor që ndikon në ruajtjen e pozitës së pabarabartë mes gjinive. Kuptohet se, nuk më bie ndër mend që të mohoj që problemet e cekura në marrëdhënie familjare apo bashkëshortore ekzistqjnë, dhe në këtë kontekst dhuna ndaj femrave është margjinale. Përkundrazi, mendoj se është një nga problemet më të rënda dhe më serioze, sepse kjo është kryesisht edhe shprehje e primitivizmit dhe jocivilizimit, e cila me një strategji kombëtare e marrë tashmë nga Qeveria dhe nga taktikat e hartuara me veprime të përditshme në praktikë, duhet të çrrënjoset. Në këtë drejtim, Republika e Maqedonisë nuk është përjashtim në këtë pikëpamje të përgjithshme lidhur me qëllimin dhe pasojat e problemit të dhunës në familje, por e kundërta, numri i personave të prekur brenda familjes çdo ditë e më shumë rritet, i vetmi problem është rasti se, shumë pak prej këtyre viktimave prej frikës apo brengave materiale dhe fmanciare vendosin që të mos bëjnë hapin e denoncimit të kryerësve të dhunës dhe kështu çdo ditë e më tepër i nënshtrohen terrorit. Duhet gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të rezervuar kur mendojmë për barazinë gjinore apo ndoshta më saktë, për dhunën ndaj femrave në familje. Të kujdesshëm sepse, kjo është një temë shumë komplekse, e ndjeshme dhe e rezervuar, sepse është thelbësore, për të kuptuar plotësisht zhvillimin dhe vlerësimin e përgjithshëm të një mjedisi familjar. Në literaturë hasim në vështrime dhe konstatime kriminologjike dhe viktimologjike se, dhuna në familje bartet nëpër gjenerata. Gjithashtu, jo vetëm meshkujt, por edhe femrat, prindërit e të cilëve kanë qenë të dhunshëm, marrin karakteristika të ngjashme të tyre. Nëse është kështu, kjo është ndoshta një kthim mazohist. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21417 |
|