Title : | Delikuenca e të miturve si dukuri kriminale në qarkun e Korçës në periudhën 2005-2009 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Julian Berberi, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 93 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Parathënie
Në çdo sistem të përsosur shoqëror dhe politik vështirë se mund të ketë një gjendje të përkryer mbi delikuencën e të miturve, kur janë në pyetje të drejtat e njeriut. Delikuenca etëmiturve në botë është gjithnjë e më shumë, një nga problemet parësore të shumë vendeve. Shkencëtarë dhe udhëheqës shtetërorë të shumtë, janë të prirur, që atë problem ta identifikojnë me secilën dukuri shoqërore që përhapet mes njerëzve të rinj, sepse për këtë nuk ekziston një kundërmasë efektive. Ky konstatim është i saktë, për aq sa delikuenca e të miturve zhvillohet de facto, pandërprerë, dhe merr dimensione edhe më të mëdha. Pra delikuenca e të miturve kuptohet si veprim kriminal apo delikt dhe vjen nga fjala latine që në gjuhën shqipe do të thotë gabim ose faj. Ku në mungesë të aplikimit të tërsishëm të shumë faktorëve dhe me rastin e mungesës së arsimit, edukimit dhe mirvajtjes së të miturve në përgjithsi i mituri delikuent është i atakur dhe i rrezikuar më shumë sot në një shoqëri dinamike ku gjithçka zhvillohet, ndryshon në një botë demokratike.
Këto rrethana vështirsojnë procesin edukativo-mësimor dhe kulturor ndaj të miturit delikuent i cili është në mbykqyrje dhe tretmanit të posaqëm të organeve gjygjësore apo edhe administrative në proces edukativ-mësimor, egzistojnë pengesat dhe vështirsitë e papritura. Në këtë punim është pregaditur një temë mbi delikuencën e të miturve ku janë trajtuar format dhe shkaqet e delikuencës së të miturve në qytetin e Korçës evidenca të mbajtura mbi krimin në Korçë për vitet e fundit 2005-2009. Gjatë hulumtimit për trajtimin e kësaj teme kanë shërbyer evidencat dhe statistikat e veçanta të gjykatës dhe faktorët realë që ndikojnë në delikuencën e të miturve. Shfrytëzimi i materialeve për këtë punim shkencor kam trajtuar publikikme dhe literaturë të ndryshme kam treguar situatën për veprat e të miturve duke bërë një analize të faktorëve edhe vlersimet mbi ecurinë e delikuencës së të miturve dhe faktorët që ndikojnë në përhapjen e kriminalitetit të të rinjeve ose siç e quajmë në gjuhën juridike të raiturit. Krimi i të rinjve është një problem i madh dhe është një aspekt i krimit të cilat merr vëmendje të madhe nga mediat e lajmeve sistemi i së drejtës dhe politikanët. Krimi i kryer nga të rinjtë është rritur që nga mesi i shekullit të XX dhe vazhdon dhe në ditët e sotëme me ritëme të shpejta dhe të pa kontrolluara, po ashtu dhe në qarkun e Korçës ku vihet re ritja në çdo vit dhe llogaritet me 9-11 % të numrit të përgjithshëm rastet e gjykuara. Shumica e sistemeve ligjore përcaktojënë proçedura të veçanta për trajtimin dhe dënimin e të miturve të tilla si qendrat e paraburgimit për të mitur ,shkollat e riedukimit qëndrat e ndryshme rehabilituese po ashtu dhe si fazë e fundit dhe burgu për të mitur . Në sistemet e ndryshme shoqërore gjatë tërë historisë, janë bërë shumë punime shkencore, teorike, praktike për studimin e delikuences së të miturëve në drejtim të veçimit dhe lehtsimit të masave dhe po ashtu dhe në trajtimin ndaj të miturve që kanë kryer vepra penale. Mirëpo shoqëria e rrezikuar nga delikuenca e të miturve vështirë mund të sigurojë zbutjen e reagimit dhe përshtatjen e plotë të trajtimit të kryerësve të mitur të veprave penale apo delikuenca e të miturve në botë, është gjithnjë e më shumë, një nga problemet parësore të shumë vendeve, prandaj shumë vende veç legjislacionit të brendëshëm kanë nën shkruar dhe shumë konventa ndërkombëtare ku perfshihen : | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21414 |
|