Abstract: | Abstrakt
Do të mundohem të argumentoj se shtetndërtimi dhe zhvillimi është proces, që të funksionoj mirë duhet te jetë pozicionuar në një raport reciprok komplementar. Ky argument ka lindur si përgjigje e metodave bashkëkohore, ku shtetndërtimi dhe zhvillimi janë të lidhura ngushtë, ku shpesh strategjitë e shtetndërtimit, më shumë i kushtojnë rëndësi stabilitetit politik dhe institucional, duke lënë anash strukturat tjera që janë po aq të rëndësishme si ato ekonomike, sociale dhe kulturore, kurse në anën tjetër kanë strategji për zhvillimin ekonomik, kulturor e social, duke lënë anash stabilitetin politik dhe institucional. Për një stabilitet afatgjatë duhet të fokusohemi në të gjitha sferat paralelisht, si sigurinë individuale, kolektive, stabilitet të qëndrueshëm ekonomik dhe institucional. Shteti i ri Kosovar duhet të ndërtoj institucione të besueshme dhe të jetë i vlefshëm për të gjithë qytetarët e saj. Shtetndërtimi si fenomen është në rritje dhe luan një rol të rëndësishëm ne proceset e ndryshme ndërkombëtare dhe ne BE. Republika e Kosovës deklaroi pavarësinë me 17.02.2008, duke u bërë shteti më i ri në botë. Sot Kosova është e njohur nga 84 shtet. Statusi politik i Kosovës është mjaft specifik pasi që trashëgon dy elemente ndërkombëtare në shtetësinë e saj, elementi i parë është aleanca e NATO-s dhe elementi i dytë është OKB-ja dhe misioni i UNMIK-ut, kjo e dyta me mandat nga KS i OKB-ës, përkatësisht rezoluta 1244. Sistemi politiko - juridik i Kosovës është "sui generis" dhe është fenomen i veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë, duke përfshirë elemente të huaja politike brenda rendit kushtetues. Modeli i organizimit politik i republikë së Kosovës bashkon në veti dy koncepte të ndryshme të shtetformimit, atij klasik (sovranitetin, kushtetutën, qeverinë, popullin), dhe konceptin modern (delegimin e pjesë së sovranitetit në organizata ndërkombëtare). Plani i Ahtisaarit është i lidhur drejtpërdrejt me kushtetutën e Kosovës dhe është pjesë përbërëse e saj.
|