Title : | Harmonizimi i dispozitave ligjore tatimore të Maqedonisë me Unionin Evropian : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Rametulla Kuçi, Dissertant ; Abdulla Azizi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2011 | Pagination: | 103 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Tatimet janë të vjetra po aq sa janë të vjetra edhe shtetet. Zhvillimi i formave tatimore ka ndikuar në evoluimin dhe krijimin e sistemeve të reja dhe më të thjeshtëzuara tatimore. Tatimet janë pjesë përbërëse të çdo shteti dhe nuk mund të paramendohet funksionimi i shtetit pa to, ngaqë çdo shtet ka nevojë për para për të financuar funksionet që kryen. Shtetet moderne nga të ardhurat tatimore financojnë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën ekonomike, gjyqësinë, policinë etj. Tatimi i personave fizikë dhe juridikë është burimi kryesor i të ardhurave të shteteve moderae, të cilët në stmkturën e përgjithshme të të ardhurave 90% e përbëjnë tatimet. Vendosja e objektivave për funksionimin e tregut të brendshëm në Unionin Evropian siç janë lëvizja e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit hasë në pengesa të caktuara ligjore brenda vendeve të ndryshme të Unionit Evropian. Sistemi tatimor mundëson mbledhjen e të ardhurave tatimore, shpëmdarjen dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara nga vendet e ndryshme, prandaj, sistemi tatimor duhet të jetë më transparent dhe më i thjeshtë. Unioni Evropian brenda tij duhet të bëhet më konkurrent, i aftë për rritje të arsyeshme ekonomike me më shumë vende pune dhe ndjeshmëri më të mirë sociale. Prandaj, duhet të harmonizohet dhe thjeshtëzohet sistemi tatimor në të gjitha vendet e Unionit Evropian. Shumë shpesh shtrohet pyetja se deri në çfarë mase është e nevojshme apo e dëshimeshme që të bëhet harmonizimi i sistemit tatimor? Konsiderohet se harmonizimi duhet të jetë në masë minimale që të parandalohet diskriminimi lidhur me katër liritë e tregut të përbashkët, por edhe të parandalohet konkurrenca jolojale që paraqitet në tregjet e vendeve të ndryshme të Unionit Evropian.
Për h' lumtimin e këtij punimi shkencor janë përdorur metodat më adekuate dhe më të përshtatshme që i përgjigjen këtij punimi me qëllim që të arrihet deri te rezultatet dhe njohuritë që kemi synim t'i realizojmë. Në kapitullin e parë Vështrim historik mbi tatimet do të shtrohet çështja e paraqitjes së tatimeve, zhvillimi i formave tatimore dhe sistemi tatimor modern me terminologjinë e vet. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21354 |
|