Title : | Analiza e reformave në Administratë Publike në Maqedoninë e Veriut – efikasiteti i implementimit të tyre : studime të Magjistraturës - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Besa Imeri, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore - UEJL |
Publication Date: | 2021 |
Pagination: | 107 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | Hyrje
Reforma në administratën publike në Republikën e Maqedonisë se Veriut është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Një administratë publike që funksion mirë është thelbësore për krijimin dhe ruajtjen e besimit ndaj qeverisë, dhe për krijimin e reformave të nevojshme strukturore për rritjen e standardeve të jetesës në shoqëri. Qeverisja e mirë ndikon që shërbimet publike të jenë në dispozicion të qytetarit dhe të ketë rezultate sistemike dhe të qëndrueshme. Kjo është një sfidë e njohur për qeveritë e vendeve që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, pasi procesi i anëtarësimit kërkon që të bëhen reforma thelbësore në administratën publike. BE kërkon krijimin e një administrate profesioniste dhe të depolitizuar, forcimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit. Rëndësi thelbësore për funksionimin e shtetit dhe për zbatimin e reformave që nevojiten për integrimin në BE kanë: shërbimi civil i menaxhuar në mënyrë të përshtatshme dhe profesionale; planifikimi dhe koordinimi më i mirë i politikave, procedurat e mira administrative, si dhe menaxhimi më i mirë i financave publike. Vendet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të përmirësuar administratat e tyre publike në të gjitha nivelet në bazë të strategjive kombëtare. Për të drejtuar procesin e reformave kërkohet një përkushtim i fuqishëm politik. |
Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_114136.pdf |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21176 |