Title : | Menaxhimi i ujësjellësit dhe furnizimi me jë në Komunën e Tetovës - Mendimi i qytetarëve mbi furnizimin me ujë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Albulena Beadini, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2017 | Pagination: | 81 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Problematika e ujit të pijshëm si në qytetin ku jetoj, ashtu edhe në mbarë botën kohëve të fundit është bërë diskutim i shpeshtë dhe shumë serioz.
Të gjithë jemi të prekur nga ky fenomen, dhe secili duhet të kontribuojë në zbutjen apo gjetjen e zgjidhjes së përkohshme ose të përhershme për çështjen e harxhimit të ujit të pijshëm në përmasa të mëdha dhe të pakontrolluara. Kur flitet për mungesën e ujit1, mendohet në mungesën e ujërave të freskët të përdorur për pije, për disa degë të industrisë si dhe në bujqësi, pasi në gjitha këto nuk mund të përdoret çdo ujë në natyrë dhe aq më pak ata që janë të ndotur. Në shumë vende të botës, më të popullarizuar dhe me industri të zhvilluar kohëve të fundit janë bërë ndotje të mëdha të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor ashtu që përdorimi i tyre është limituar. Ndotja e lumenjve është ndikuar shumë nga hedhja e ujërave hedhurinë nga industritë dhe vendbanimet-ujërat fekale. Fabrikat dhe vendbanimet këta ujëra të ndotur drejtpërdrejtë i derdhin në lumenjtë dhe ua ndërrojnë gjendjen natyrale të njëjtëve, përbërjen fizike dhe kimike, si dhe shijen e ujit. Kështu lumenjtë nga atraksione turistike, janë shndërruar në tmerr dhe i kanë dëbuar njerëzit, në vend që ti tërheqin ata. Duke e pasur parasysh këtë ndikim/fenomen në ujërat për pije, teknologjia dhe shkenca viteve të ftmdit janë marrë kryekëput me këtë çështje nga ku edhe kanë arritur në zbulimin e pajisjeve për pastrimin, respektivisht riciklimin e ujërave të ndotur/fekale. Mirëpo, investimi i kësaj aparature nëjetën e përditshme kushton jashtëzakonisht shumë, andaj edhe nuk është praktikuar gjithandej, por vetëm në disa vende më të pasura dhe zhvilluara financiarisht. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21124 |
|