Title : | Synimi dhe reformat që solli Unioni Europian lidhur me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Vokrim Demiri, Dissertant ; Agron Rustemi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 71 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Një kohë të gjatë njeriu është munduar ta ndërtojë një botë ku të gjithë njerëzit pa dallim kombi, feje, race të jenë të lirë dhe të barabartë, një botë pa diskriminime. Mirëpo, kjo ka qenë vetëm një dëshirë që në realitet asnjëherë nuk u realizua. Jemi dëshmitarë të rrugëve që na rrethojnë në këtë botë. Jeta vazhdon të kaloj me dinamizëm të intenzitetit të shpejtë. Bota, për ne paraqet rezultatin përfimdimtar të veprave tona. Kjo botë në vete përfshin periudhat më të ndryshme historike që kaloi njeriu, e për ne është një bindje më shumë se bota është vetëm një arenë ku vështirë i dilet në skaj. Asnjë nga rendet që kanë ekzistuar nuk i ka respektuar liritë dhe të drejtat e njerëzve. Përmendin shoqëri skllavopronare, ku pronari bënte kërdi ndaj skllevërve, feudalizmi, ku feudalët e pasur bënin uzurpimin e tokave, gjithnjë duke përdorur dhunë... komunizmi, synimi i të cilit ishte të vendos një sistem që tek njerëzit të shkaktojë vetëm huti. Gjithë kjo lë të kuptojmë se gjatë historisë njeriu paraqitet si qenie që bën çrregullime. E gjithë ajo që ka ndodhur ka qenë pasojë e asaj se kush ka të drejtë të gëzojë të drejtën e dominimit ndaj tjetrit....Edhe sot në shekullin e ri njerëzimi po preukupohet me problemin e respektimit të të drejtave dhe lirive. Mund të thuhet se njeriu në këtë kohë jeton përplot me shqetësime. Si duket shekulli XXI orvatet të konkretizojë politikisht teoritë e lindura në shekullin XIX dhe XX. Nga ana tjetër "Mbrojta e lirive dhe të drejtave të njeriut" janë shtyllë kryesore në funksionimin normal të shteteve demokratike sepse nga respektimi i të drejtave dhe lirive varet drejtpërdrejt zhvillimi politik, ekonomik dhe juridik i një shteti demokratik. Të drejtat e njeriut janë themeli i lirisë, paqes dhe drejtësisë për vendosjen e mirëqenies së përbashkët, si mekanizëm që avancojnë statusin dhe rolin e njeriut në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut mund të konsiderohen si të drejta universale, që çdokush duhet t'i gëzojë në sensin për të përjetuar një ekzistencë me kushte optimale e jetike. Të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti ligjor janë vlera themelore për Unionin Europian. UE-ja kërkon të sigurojë që të gjitha të drejtat e njeriut - qofshin ato civile, politike, ekonomike, sociale apo kulturore - të respektohen kudo, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të riafirmuara nga Konferenca Botërore për të Drejtat e Njeriut e vitit 1993. Ajo promovon gjithashtu edhe të drejtat e grave, femijëve, pakicave si dhe personave të shpërngulur. Kurse, në veçanti Traktati i Lisbonës, i cili përcakton bazën ligjore dhe institucionale për UE-në, e bën të qartë se Unioni Europian do të drejtohet nga pariraet: demokracia, shteti ligjor, gjithanshmëria dhe pandashmëria e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, respekti për dinjitetin njerëzor, parimet e barazisë dhe solidaritetit, si dhe respekti për parimet e Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare. Këto parime përforcohen nga Statuti i të Drejtave Themelore të UE-së, i cili i përfshin të gjitha këto të drejta në një tekst të vetëra. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21054 |
|