Title : | Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Lindita Sejdiu, Dissertant ; Arta Ibrahimi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 135 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Përmbledhje
Nëse ëndrra e evropianëve të vjetër, që nga Roma antike ishte bashkimi i Evropës me dhunë dhe me pushtime, kështu nuk mund të thuhet për gjeneratën e evropianëve të mesit të shekullit XX, të cilët kishin paraparë krijimin e një unioni ekonomik dhe politik, me qëllim që të sigurohet uniteti dhe përparimi. Përmes një analize sintetizuese, në këtë punim provohet të nxirret në pah procesi i zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor, shikuar nga këndi i interesave politike e gjeostrategjike, si synim i qartë i Bashkimit Evropian për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe reformave institucionale në Evropën Juglindore. Ajo çka është preokupim permanent i Brukselit zyrtar është definimi i linjës ndarëse në mes të paqes dhe nacionalizmit. Prandaj edhe qëllimi i këtij punimi është që të zbërthejë brendinë dhe frymën integruese të dokumenteve strategjike të BE-së. Në këtë kontekst nxirret në pah fakti, se Këshilli dhe Komisioni Evropian në disa dokumente kanë precizuar se avancimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi reciprok i vendeve të Ballkanit Perëndimor është parakusht i rregullimit të marrëdhënieve bilaterale me çdonjërin prej tyre. Sipas këtyre dokumenteve si e rëndësishme del të shihet, se si Bashkimi Evropian i kishte rregulluar raportet e veta me këto shtete. Kjo frymë integruese e Brukselit zyrtar kishte ndikuar në amortizimin e dallimeve të theksuara etnike, gjuhësore, politike në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndonëse, sipas hulumtimit saktësohet se këto vende kanë më së paku tri karakteristika të përbashkëta: që të gjitha synojnë modelin e një demokracie funksionale, që të gjitha e filluan shekullin e ri me një histori postkonfliktuoze, që të gjitha janë ekonomikisht të pazhvilluara. Një tjetër segment i rëndësishëm që fokusohet në këtë punim është mënyra, se si BE e ka përdorë taktikën e kushtëzimit politik, si mjet që do të orientonte procesin e bashkëpunimit politik me Bashkimin Evropian. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21041 |
|