Abstract: | ABSTRAKT
Ky punim ka si objektiv kryesor, të shqyrtojë rolin e Parlamentit në Diplomaci. Në të trajtohet dimensioni i politikës së jashtme dhe i diplomacisë së Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parlamenti si institucion, krijon delegacione, grupe miqësie dhe këshilla e trupa të tjerë punues, që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe diplomacinë. Ky punim, shqyrton punën dhe kapacitetet “diplomatike” të këtyre delegacioneve, këshillave, grupeve për bashkëpunim dhe trupave punues të Parlamentit. Në këtë punim janë përdorur metoda të ndryshme të hulumtimit shkencor, duke nisur nga metodat e përgjithshme të kërkimit shkencor e deri te metodat e veçanta. Nëpërmjet intervistave të realizuara me deputetë që janë anëtarë në delegacione të ndryshme dhe me të punësuar në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Paralamentit të RMV-së, kemi edhe pasqyrim më të plotë të rolit të tyre dhe të parlamentit të RMV-së në Diplomaci. Punimi ka 3 skema, 36 tabela, 13 grafikone dhe 1 diagram, përrmes të cilave pasqyrohen aktivitetet diplomatike të delegacioneve të Parlamentit të RMV-së dhe grupeve për bashkëpunim me Parlamentet e vendeve të tjera të botës. |