Title : | Organizimi dhe funksionimi i Komunës së Malishevës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Ilir Mazreku, Dissertant ; Agni Aliu, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike dhe Shkencave Politike - UEJL | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 98 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | ABSTRAKT
Qeverisja lokale është një ndër fushat më me rëndësi për t'u studiuar, andaj për këtë arsye me dëshirë merrem me një hulumtim që ka të bëjë me zhvillimin, organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale në tërësi dhe në Komunën e Malishevës në veçanti. Qeverisja lokale është vendi ku qytetarët mund t'i realizojnë kërkesat e tyre me karakter lokal. Intencat e qytetarëve janë që në mënyrë të pavarur, me kosto sa më të ulët t'i realizojnë nevojat e jetës së përditshme. Meqë qeverisja lokale është mjaft e rëndësishme për vendet në tranzicion siç është Kosova, ëshlë kërkesë e kohës që të bëhet zgjerimi i njohurive për qeverisjen lokale. Kjo kërkesë ka parasysh edhe nevojën për qasje të reja teorike të qeverisjes lokale, në kushtet dhe rrethanat e zhvillimit dhe zgjerimit të demokracisë në shoqëritë bashkëkohore, duke u nisur nga fakti se qeverisja lokale dhe demokracia, janë të pandara dhe ecin në mënyrë të pandarë paralelisht me njëra-tjetrën, sepse nuk mund të ketë demokraci pa zhvillimin dhe zgjerimin e qeverisjes lokale. Fundi i shekullit që lamë pas, karakterizohej me një mori ndodhish të ndryshme në shumë sfera të jetës. Këto ndryshime përfshinë jo vetëm sferat ekonomike por edhe ato shoqërore e politike. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve u vunë në ballë të kërkesave të tyre, për ndryshim, dhe në këtë kuadër e drejta e tyre që të vendosin në mënyrë autonome për jetën edhe ekzistencën e vetë, që të udhëheqin vet me punët publike dhe me qëllim të ndërtimit të një shoqërie të mirëfilltë demokratike. Nuk mund të bëhet fjalë për një sistem të mirëfilltë demokratik, pa një qeverisje lokale të zhvilluar, nuk mund të quhet një shoqëri e civilizuar, nëse ka probleme me qeverisjen lokale, dhe nëse këto probleme nuk zgjidhen drejtpërdrejt nga pjesëmarrja e qytetareve. Arsyeja se qeverisja lokale, përgjithësisht ka një rëndësi të veçantë për një shtet, është arsye e mjaftueshme që ajo të rregullohet me më shumë norma juridike, qofshin ato kushtetuese dhe ligjore, në fakt për të zhvilluar një qeverisje të mirëfilltë lokale duhet të ekzistoj baza kushtetuese dhe ligjore e saj. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=21007 |
|