Title : | Dëshmia e dëshmitarit në procedurë penale, me theks të veçantë në gjykatën e rrethit të Tetovës : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Kaltrina Idrizi Imeri, Dissertant ; Ismail Zejneli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 54 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Objekt themelor i këtij punimi është dëshmia e dëshmitarit në procedurë penale me theks të veçantë në rrethin e Tetovës. Dëshmia e dëshmitarit është një ndër provat themelore personale të cilat kanë një vlefshmëri të pazëvendësueshme penale procedurale me anën e të cilës arrihet deri te gjetja e të vërtetës, prandaj hulumtimi më i hollësishëm i dëshmitarit dhe dëshmisë së tij është një ndër çështjet themelore të këtij punimi ku do të paraqiten në mënyrë të hollësishme: nocioni i dëshmitarit sipas legjislacionit të Maqedonisë dhe disa legjislacioneve tjera, llojet e dëshmitarëve, obligimi i dëshmirëve në procedurë penale, të drejtat e dëshmitarëve, përjashtimi i dëshmitarëve nga procedura penale etj. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të vihet në pah se sa me rëndësi është dëshmitari dhe dëshmia e tij si një ndër provat më të sigurta e cila asnjëherë nuk e ka humbur aktualitetin e saj në procedurë penale për ndriçimin e veprës penale dhe zbulimin e kryerësit. Duke u nisur nga fakti se vetë procedura penale varet në masë të madhe nga dëshmia e dëshmitarit për ndriçimin e një vepre penale mund të theksojmë se nga rëndësia që paraqet dëshmitari dhe dëshmia e tij janë paraparë ligje dhe akte si në nivel nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Gjithashtu në legjislacionin tonë është nxjerrë Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve me anën e të cilit në mënyrë strikte janë paraparë dispozita të cilat garantojnë mbrojtjen e dëshmitarit, masat e mbrojtjes së dëshmitarit sic janë: mbrojtja e identitetit të dëshmitarit, sigurimi i mbrojtjes personale, ndërrimi i identitetit, ndërrimi i vendbanimit gjegjësisht vendqëndrimit. Sa i përket çështjes së dëshmisë së dëshmitarit dhe mbrojtjes së tij në vendin tonë me të vërtetë shumë pak është punuar ngase në të shumtën e rasteve dëshmitari është viktimizuar ose është tërhequr nga dëshmia nga fiika dhe pasiguria për veten dhe të afermit e tij, prandaj kjo temë me të vërtetë është e rëndësishme për tu hulumtuar gjë që ngjalli një interesim të madh nga ana ime për t'u marrë më hollësisht me këtë temë. Numri i veprave penale rritet dita ditës kështu që edhe numri i dëshmitarëve rritet, ndërsa nevoja për mbrojtjen e tij është e domosdoshme sidomos kur kemi të bëjmë me krimin e organizuar i cili rrënjët e veta i ka të lëshuara deri të organet më të larta shtetërore. Për punimin dhe trajtimin e kësaj teme është me të vërtetë e rëndësishme që të përdoren disa metoda, në këtë rast si metoda të cilat do t'i përdori në këtë punim janë: metoda historike, metoda statistikore, metoda komparative, metoda normative ligjore gjithashtu do të paraqesë edhe disa raste të dëshmisë së dëshmitarëve të rrejshëm në rrethin e Gjykatës së Tetovës ndaj të cilëve Prokuroria ngre aktakuzë në periudhën brenda vitit 2010-2012. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20861 |
|