Title : | Mbrojtja dhe të drejtat e viktimës sipas procedurës penale të RM-së gjatë viteve 2005-2012 : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Qefsere Dalipi, Dissertant ; Ragip Halili, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 95 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Jemi të vetëdijshëm, se është fjala për një temë sa komplekse aq edhe e ndjeshme nga shkaku se kriminaliteti si dukuri negative ka përfshirë mbarë botën. Fatkeqësisht edhe vendi ynë nuk është aspak i përjashtuar nga ky fenomen. Kjo për arsye se në Maqedoni janë prezente gati se të gjitha llojet e krimeve duke filluar nga ato me rrezikshmëri të vogël, e deri te ato me rrezikshmëri më të lartë. Përcaktimin tim për trajtimin e kësaj problematike, mendoj se e arsyeton vetë aktualiteti, shqetësimi i shoqërisë për viktimën dhe mbrojtjen saj. Në anën tjetër, si në shumë vende të tjera(që janë në tranzicion) edhe në Republikën e Maqedonisë paraqitet si nevojë e kohës studimi, hulumtimi dhe kërkimi shkencor në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me viktimën e krimit, në veçanti me pozitën e saj në sistemin e drejtësisë penale. Mundë të themi se viktimizimi dhe mbrojtja e viktimave sot janë bërë preukopim i madh i shoqërisë bashkëkohore. Kjo për arsye se në tërë botën është rritur numri i viktimave. Konfliktet politike, konfliktet kulturore, luftërat dhe konfrontimet e armatosura, skamja, papunësia etje, kanë nxitur një lëvizje dhe migrim të madh të popullsisë.Të gjitha këto kanë kushtëzuar probleme të shumta në raportet familjare dhe mospërshtatjen e kushtëve të tilla jetësore. Gjendjet e tilla kanë qenë teren i përshtatshëm për pranin e trafikimit me qenie njerëzore, për paraqitje të dhunës në familje, krimëve të luftës, aktëve te ndryshme teroriste dhe dukurive të tjera patologjike në shumë mjedise. Të gjitha këto rrethana kanë ndikuar në shtimin e vuajtjeve dhe viktimizimin e njerëzve në viset e ndryshme të botës poashtu edhe në vendin tonë. Në shumë vende që janë me të avancuara sa i përket mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut në përgjithësi, gjithashtu ka edhe një orientim serioz dhe qasje praktike për trajtim adekuat dhe dinjitoz të personave që kanë pësuar nga krimi në çfarëdo forme. Për këtë janë nxjerrë edhe shumë konventa, rregullore, rekomandime, deklarata, ligje për të garantuar mbrojtje nga aspekti juridik dhe janë ngritur institucione të posaçme me qëllim sigurimin e një sistemi sa më të fuqishëm të drejtësisë për mbrojtjen e pozitës së viktimës së krimit. Duhet theksuar se iniciativat për mbrojtjen e viktimave të krimit dhe realizimin e të drejtave të tyre janë të mirëseardhura nga të gjithë, mirëpo iniciativa e institucioneve ligjvënëse për nxjerrjen e normave juridike në këtë drejtim ka një rëndësi të posaçme. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20860 |
|