Title : | Gjyqësia Kushtetuese |
Material Type: | printed text |
Authors: | Enver Hasani, Author ; Muhamet Brahimi, Author |
Publisher: | Prishtinë [Kosovo] : Universiteti i Prishtinës „Hasan Prishtina“ |
Publication Date: | 2020 |
Pagination: | 996 p. |
Size: | 30 cm |
ISBN (or other code): | 978-995-10-0284-4 |
General note: | Includes bibliographical index (p. 889-957)
Includes bibliographical footnotes |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Descriptors: | Constitutional & administrative law Constitutional law Constitutional law - Kosovo
|
Class number: | 342.0758 |
Abstract: | Gjyqësia kushtetuese është aktivitet i specializuar institucional në lëmin e të drejtës publike. Ky aktivitet zakonisht kryhet nga organet e specializuara të sistemit të drejtësisë në një vend, të cilat quhen gjykata kushtetuese apo gjykata të kompetencës së përgjithshme. Këto të fundit, në kuadër të kompetencave të përgjithshme kanë edhe zgjidhjen e çështjeve kushtetuese. Si aktivitet që zhvillohet nga gjykatat kushtetuese, si organe të specializuara në dhënien e drejtësisë kushtetuese, gjyqësia kushtetuese ka filluar të cilësohet nga vitet tridhjetë të shekullit njëzet. Gjyqësia kushtetuese aktualisht paraqet sinonim për drejtësinë kushtetuese që kryhet nga ana e gjykatave të ndara nga sistemi i gjyqësorit të rregullt, ani se fillimisht ajo ka lindur dhe është zhvilluar në gjirin e gjyqësorit të rregullt si një aktivitet rutinor lidhur me interpretimin e kushtetutës me rastin e dhënies së drejtësisë së zakonshme në çështjet penale, civile dhe administrative. Në këtë kuptim gjyqësia kushtetuese ka filluar për herë të parë në Angli më 1610 (rasti Dr. Bonham) për t'u përsëritur si praktikë në SHBA dyqind vjet më vonë në rastin e njohur si Marbury v. Madison (1803). Ky rast, siç do flasim më vonë, i ka dhënë vulën kontrollit kushtetues siç e njohim sot, ani se filloi në kuadër të gjyqësorit të rregullt gjatë ushtrimit të kompetencave të tij të përgjithshme. |
Contents note: | Aspektet filozofike-teorike mbi origjinën, zhvillimin dhe kontekstin shoqëror të lindjes së kontrollit kushtetues nëpër vende e sisteme të ndryshme, me vështrim të veçantë në botën euro-atlantike; Origjina : aspekte filozofike-teorike dhe konteksti shoqëror; Konteksti dhe arsyetimi teorik i lindjes dhe zhvillimit të gjyqësisë kushtetuese; Sistemet (I) : demokracitë liberale; Sistemet (II): vendet ish-komuniste, dje dhe sot; Sistemet (III) : vendet e Amerikës Latine dhe Karaibet; Sistemet (IV) : vendet islamike; Sistemet tjera(V) : vendet e caktuara të Azisë dhe Afrikë; Komisioni i Venecias : krijimi, qëllimet dhe rëndësia e tij; Gjyqësia kushtetuese në Kosovë deri në fitimin e pavarësisë dhe pas saj; Pas fitimit të pavarësisë; Caktimi i gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese dhe statusi i tyre; Stare decisis si detyrim kushtetues i autoriteteve publike në Republikën e Kosovës; Aktivizimi gjyqësor si modus operandi dhe çështje të tjera; Efektet, natyra juridike dhe zbatimi ivendimeve të gjykatave kushtetuese; Mbi vendimet kryesore të gjykatës kushtetuese në dekadën e parë; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20848 |