Abstract: | Në librin me karakter publicistik "Medaljoni gjeopolitik", janë shtruar një numër bukur i mirë i shkrimeve dhe vështrimeve për pikëpamjet dhe rrjedhat gjeopolitike, si dhe aspektet gjeostrategjike në vend dhe në botë. Në radhë të parë janë artikujt me prefiks të politikës ndërkombëtare, pastaj vijnë edhe kapituj ku janë paraqitur shkrime dhe vrojtime, të argumentuara me fakte, për ngjarjet politike në Ballkan dhe në vendet nga ish-Jugosllavia, si dhe nga diaspora, Lindja e Afërt dhe e Mesme. Janë këto shkrime që kanë të bëjnë për marrëdhëniet në relacionin e politikës dhe moralit në politikë, por edhe për tema të tjera aktuale. Në artikujt dhe vështrimet bëhet një qasje gjenealogjike dhe analitike, me një sërë faktesh dhe argumente të shtruara për situatën në shoqëri, si dhe jepen përfundime përkatëse dhe rrugëdalje për zgjidhje të tyre. |