Abstract: | Të udhëtosh drejt Kozencës, të ngjan se udhëton drejt qiejve të largët, të cilët i ke parë vetëm në ëndërr. Kjo më ndodhi më 2006, kur së bashku me profesorët dhe studentët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të UEJL-së, për herë të parë vizituam këtë vend, duke na magjepsur dhe lidhur përgjithmonë. Si rezultat i kësaj, vizitat u shpeshtuan, duke rrjedhur si një shirit filmi. Këta vendbanime së bashku me studen tët dhe kolegët Vebi Bexheti, Hamit Xhaferi, Zeqir Kadriu, Luljeta Adili, herë pas here na bashkangjitej edhe ndonjë koleg tjetër, i vizituam edhe në vitet: 2007, 2009, 2013 dhe 2014. Në vitin 2019, me ftesë të Skender Asanit, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, së bashku me stafin dhe me një grup intelektualësh, edhe pse mjaft i sëmurë, do të nisem për të gjashtën herë drejt Kozencës, kryeqytetit befasues të Kalabrisë arbëreshe. Edhe kësaj radhe u nisëm vonë nga porti i Durrësit dhe rreth orës 07.00 të mëngjesit të së nesërmes, arritëm në portin e Barit prej nga nisim udhëtimin drejt Kozencës dhe katundeve arbëreshe të Kalabrisë. |